• July 30, 2021
 Rama jep lajmin e mirë: Mbërrijnë edhe 50 mijë doza të tjera të vaksinës Coronavac


Edhe 50 mijë doza të tjera të vaksinës Coronavac sapo kanë mbërritur në vendin tonë.

Lajmin e ka bërë të ditur kryeministri Edi Rama, i cili thotë se numri total i vaksinave anti-covid që kanë mbërritur në Shqipëri deri më tani ka shkuar në 1,067,950.

“Aeroporti “Nënë Tereza” – Edhe 50,000 doza të tjera të vaksinës Coronavac sapo kanë mbërritur në Shqipëri, duke e çuar në 1,067,950 sasinë e vaksinave AntiCovid të mbërritura deri tani

Ritmet e vaksinimit do të vijojnë të rriten ditë pas dite, për një sezon turistik përtej pandemisë

#ShqipëriaBuzëqesh

#SkaKohëPërPushim”, shkruan Rama.