• July 30, 2021



Nëse sot jeni në shtëpi dhe s’dini çfarë të gatuani, ne kemi një sugjerim të shijshëm. Kush nuk i pëlqen calzone-t? Ato mund t’i përgatisni vetë edhe nëse s’jeni eksperte kuzhine. Veçse do të gatuani një vakt shumë të shijshëm sot për gjithë familjen, por sidomos për fëmijët, mund të merrni edhe nesër me vete në punë.

Receta e mëposhtme nga Sosela Ndina.

Për brumin ju duhen:

500 gr miell 00
11/2 lugë çaji maja
300 ml ujë
2 lugë çaji kripë
2-3 lugë vaj ulliri

Përbërësit për mbushjen:

3/4 e një gote me pure domatesh (të përzier me pak rigon, borzilok, vaj ulliri dhe kripë)

200 gr mozzarella, të kulluar nga uji, të tharë mirë me pecetë dhe të prerë në kubikë

200 gr proshutë cotto

1 dorë ullinj pa bërthamë, të prerë në feta

1 spec të vogël jeshil, të prerë hollë

Përgatitja e brumit:

Bashkoni të gjithë përbërësit në një tas (përveç vajit, të cilin e shtoni në fund). Përzieni mirë sa të mblidhet brumi. Spërkatni një sipërfaqe me miell dhe vendosni brumin mbi të duke e punuar për disa minuta derisa të bëhet elastik. Vendoseni në një tas, mbulojeni me qese kuzhine dhe lëreni të pushojë sa të trefishojë masën, rreth 2 orë. Pas kësaj kohe, ndani brumin në 2 pjesë dhe hapeni hollë në formë rrethi. Lyeni sipërfaqen me purenë e domates duke lënë pa lyer 1 gisht rreth bordurës.

Në njërën gjysmë vendosni poshutën, djathin, specat, ullinjtë dhe mbylleni me pjesën tjetër në formë gjysmë rrethi. Për mbushjen mund të shtoni edhe përbërës të tjerë si: kërpudha, patëllxhane, kunguj etj.

Puthitni mirë bordurën, lyejini pak sipër me purenë e domates dhe transferojini me kujdes në një tavë me letër pjekjeje. Piqini në furrë të nxehur më parë në 200° C për rreth 20 minuta.



Source link

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Related post

Contact Us