• July 30, 2021
 Qytetarët do të duhej të protestonin – Epoka e Re


Deputeti i PDK-së Bekim Haxhiu ka komentuar vendimin e sotëm të presidentes Vjosa Osmani për shkarkimin e kryesueses së KQZ-së Valdete Daka. Ai thotë se partitë opozitare duhet të shqyrtojnë pjesëmarrjen në zgjedhjet lokale pas këtij vendimi.

Haxhiu tha se pas këtij vendimi të Osmanit qytetarët do të duhej të protestonin.

“Me e shkarkuar partia që i ka fituar zgjedhjet është nonsense sepse me këtë vendim Vjosa Osmani nuk ka cenuar partitë opozitare. Në fakt i ka cenuar votën e qytetarit të Republikës së Kosovës e vota e të cilëve është ruajtur nga Valdete Daka. Ata nesër do të duhej të protestonin sepse vota e tyre më nuk është e sigurt sepse kanë emëruar një person i cili do të jetë vartës i presidentes”, tha Haxhiu.

Haxhiu ka kritikuar kryeministrin Albin Kurti i cili nesër do të takojë në Bruksel Aleksandar Vuçiqit.

“Nesër po shkon për të takuar presidentin e Serbisë pa u plotësuar kushtet që Kurti i ka kërkuar”, tha Haxhiu në emisionin T7.

Ai ka përmendur edhe reciprocitetin me Serbinë të cilin Kurti pati premtuar se do e vendoste “brenda javësh” pas marrjes së pushtetit.

“Me 22 qeveria i bën 3 muaj, nuk është me çështje javësh”, tha ai.

Kamishi ka folur edhe për zgjedhjet lokale dhe zgjedhjet e brendshme brenda PDK’së.

“Në raport me partitë tjera politike gjendja në PDK është më ndryshe. Kurdo që ndodhin zgjedhjet në PDK kjo nuk ndodh për shkak të rezultatit zgjedhor”, tha ai.

“Ne mundemi me shku në një proces të zgjedhjes së kryetarit e Kryesisë por kjo është një çështje që do të diskutohet në Konventën e partisë. S’e di nëse do të mbahet para apo pas zgjedhjeve lokale”, shpjegoi ai.

“Hoxhaj deri këtu e ka udhëhequr mirë partinë”, thotë Haxhiu.





Source link

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Related post

Contact Us