• July 30, 2021
 Kurti-Vuçiç, përplasje para takimit/ Kryeministri i Kosovës dhe presidenti serb bisedojnë sot në Bruksel


Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçic, takohen të martën në Bruksel në kuadër të dialogut Kosovë-Serbi të ndërmjetësuar nga Bashkimi Europian.

Kjo do të jetë përballja e parë e Vuçiçit me Kurtin nga afër, ndërsa përplasjet në distancë kanë nisur tashmë. Kurti deklaroi se udhëton në Bruksel, jo për të vazhduar dialogun, por për të folur për të ardhmen e tij, ndërsa, Vuçiç këmbëngul se do të flasë për Asociacionin e Komunave me shumicë serbe, që nuk pranohet nga Prishtina zyrtare.

“Unë po flas, cilat janë parimet, pranimi i një realiteti të Kosovës së pavarur nga ana e Serbisë, pranimi i krimeve të Serbisë në Kosovë, barazia e përfaqësuesve dhe qytetarit si përfitues përfundimtar, janë parimet tona udhëheqëse në dialog”, tha Kurti në fundjavë para deputetëve, ndërsa kujtoi dhe një herë nevojën për njohjen nga pesë shtetet e BE-së e anëtarësimin në OKB.

“Palët në tryeze duhet të ndihen të barabarta në secilën fazë të bisedimeve”, u shpreh ai. Zyrtarë të qeverisë së Serbisë nga ana e tyre, thonë se delegacioni serb në Bruksel do të mbrojë “interesat e Serbisë dhe se do të insistohet në formimin e Asociacionit teksa më herët Drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkovic e përshkroi Kosovën si “fëmijë të fuqive perëndimore”, që nuk duhet të kritikohet kur bën gabime.


Top Channel





Source link

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Related post

Contact Us