• July 30, 2021
 Vetitë magjike të bishtave të qershive dhe përfitimet që ato i sjellin shëndetit – Lajmi.net


16:01 | 13 Qershor 2021

Si ta përgatitni çajin nga bishtat e qershive?

Qershia, fruti i qershorit dhe i verës, është e pasur me shumë vlera ushqyese duke nisur që nga bishtat e deri te lëkura, shkruan BalkanWeb.

Fruti i stinës përmban vitamina të shumta, është shumë e pasur në fibra, flavanoide e antiksidantë që mbrojnë trupin nga radikalet e lira, transmeton lajmi.net.

Pavarësisht se në të shumtën e rasteve prej qershive hamë vetëm tulin e shijshëm, në fakt harrojmë që bishtat kanë një rëndësi të veçantë për shëndetin e nuk duhet t’i hedhim në kosh.

Në mënyrë të veçantë, çaji që përgatitet me bishtat e qershive, kuron sëmundjet e traktit urinar dhe eliminon si me magji dhimbjet e veshkave. Bishtat e qershive, në rastin e gurëve apo kristaleve që krijohen në veshka, kanë veti magjike.

Çaji i përgatitur nga bishtat e qershive parandalon krijimin e gurëve dhe kristaleve.

Si ta përgatitni çajin nga bishtat e qershive?

Pasi i ke pastruar bishtat e qershive, vloji në një tenxhere në të cilën ke hedhur më parë 1-2 gota ujë.

Lëre të vlojë për disa minuta dhe pije për disa ditë rresht.

Çajin mund ta pish edhe të ftohtë, 2-3 herë gjatë ditës derisa të ndihesh më mirë. /Lajmi.net/



Source link

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Related post

Contact Us