• July 30, 2021
 Prezenca e lartë e lëngut amniotik gjatë shtatzënisë mund të shfaqet përmes këtyre simptomave


Lëngu amniotik është një lëng i pastër që e shoqëron fetusin brenda qeses amniotike.Zakonisht, rreth javës së 34-të të shtatzënisë afro 800 mm lëng amniotik e rrethon fetusin, kurse në një shtatzëni të plotë, deri në 40 javë, mbeten afërsisht 600 ml lëng amniotik.

Ndër komplikimet që lidhet me lëngun amniotik mund të ndodhin kur prezenca e tij është e shumtë ose e paktë shkruan VeryWellFamily, transmeton Gazeta Shneta.

Mësoni më shumë rreth komplikimeve gjatë shtatzënisë KËTU

Ndër këto komplikime bën pjesë edhe polihidramnios.

I njohur ndryshe me termin hydramnios, polihidramnios ndodh kur prezenca e lëngut amniotik është më e lartë sesa që duhet.Ky fenomen ndodh kur edhe mitra është më e madhe sesa madhësia normale.

Polihidramnios është një gjendje e rrallë, e cila ndodh afërsisht në 1% të rasteve të shtatzënisë.

Simptomat e mundshme të polihidramnios përfshijnë:

-Kapsllëk;

-Dispepsi;

-Zgjerim i vulvës;

-Probleme me frymëmarrje;

-Prodhim i paktë i urinës;

Në anën tjetër, simptomat e rënda mund të shkaktohet si rezultat i:

-Niveleve të larta të glukozës në gjak;

-Defekte të lindjes;

-Probleme me placentës;

-Komplikime me rrahjet e zemrës së fetusit;

-Infeksion në fetus;

Rikujtojmë se, lëngu amniotik rrethon fetusin gjatë shtatzënisë, duke e mbrojtur atë nga dëmtimi dhe lejon zhvillimin e shëndetshëm të foshnjes./GazetaShneta/



Source link

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Related post

Contact Us