• July 30, 2021
 Kombëtarja U-17 miqësore me Teutën, përgatitet për kompeticionin “Torneo Delle Nazioni”



Kombëtarja shqiptare U-17 do të grumbullohet të hënën për të luajtur një ndeshje miqësore me ekipin U-17 të Teutës. Sfida do të luhet më 14 qershor në Qendrën e Ekipeve Kombëtare në Kamzë dhe do të startojë në ora 10:00.

Për këtë test trajneri i ekipit të 17-vjeçarëve, Ervin Bulku, ka grumbulluar 18 lojtarë, të cilët aktivizohen në skuadrat e kampionatit shqiptar. Një pjesë e mirë e tyre kanë qenë pjesë e seleksionimeve që kombëtarja U-17 ka zhvilluar gjatë këtij viti, por edhe në turneun ndërkombëtar që u zhvillua në Kroaci një muaj më parë.

Kjo ndeshje do t’i shërbejë trajnerit Bulku për t’u përgatitur për eventin ndërkombëtar “Torneo Delle Nazioni” ku Shqipëria do të përfaqësohet pikërisht më ekipin Kombëtar U-17. Ky turneu, që këtë vit do të organizojë edicionin e 17-të, do të zhvillohet në qytetin Gradisca d’Isonzo të Goricias në Itali.

Pjesëmarrëse në këtë edicionin të turneut përveç Shqipërisë do të jenë edhe Maqedonia e Veriut, Sllovenia dhe Rusia.

Lista e përgatitur për miqësoren e së hënës do të pësojë ndryshime para nisjes për në turneun italian.

Më poshtë edhe lista e 18 lojtarëve që do të grumbullohen me Kombëtaren U-17 për miqësoren ndaj Teutës.



Source link

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Related post

Contact Us