• July 30, 2021
 “Dallim njerëzve me dhe pa vaksinë”/ Tony Blair: Nuk ka logjikë trajtimi i barabartë i tyre


Ish kryeministri tre herë i Britanisë Toni Blair ka paralajmëruar sot se nuk ka logjikë trajtimi njësoj si ai atyre që e kanë bërë vaksinën me ata që nuk e kanë bërë atë.

Ai kërkon që masat të jenë më relaksuese për ata që i kanë bërë të dyja dozat çka do të ishte një nxitje e fuqishme për ata që hezitojnë të bëjnë vaksinën e Covidit, persona të cilët rezultojnë se po preken më shumë nga variant indian.

Komentet e Toni Blerit bëhen në kohën kur vetëm në muajin maj Britania vaksinojnë me të dyja dozat 13.5 milionë banorë, ndërkohë që më shumë se 27 milionë britanik i kanë marrë të dyja vaksinat, ndërkohë që 33.5 milionë të tjerë ka bërë dozën e parë të vaksinave.

Nënteksti i Blerit duket se vlen edhe për vendet që kanë avancuar në procesin e vaksinimit dhe imunizimit.

Ish kryeministri laburist britanik 69 vjeçar, i cili drejtoi ishullin nga 1997 deri në 2007, tha se “ka ardhur koha të bëhet dallimi për heqjen e kufizimeve mes të vaksinuarve dhe të pa vaksinuarve këtu në Britani, por edhe për shtetasit tanë dhe ata të vendeve të tjera, kur vjen puna tek udhëtimet ndërkombëtare nisur nga fakti se kur je i vaksinuar pakësohet jashtëzakonisht rreziku”.

Ne nje reagim ndaj komenteve te Toni Blerit, nje zyrtar britanik citohet te kete thene se edhe njehere Toni Bler duket se ka mësuara per plane tona qe janë duke u zbatuar dhe ka vendosur ti deklaroje ato publikisht ne emër te qeverise”.

Faktikisht qeveria ne rastin e pandemisë ka ndjekur çfarë ka thëne Toni Bler dhe jo e kundërta, sic ishte rasti i idesë se tij per te bere sa me shume njerëz vaksinën e pare dhe zgjatjen e kohes se bërjes se dozes se dyte per te vaksinuar sa me shume shtetas sic edhe ka ndodhur jo vetme ne Britani, por edhe gjetke.

Ndërkohe ne një zhvillim tjetër variant indian rezulton sipas ministrit britanik te shëndetësisë se është 40 per qind me i transmetueshme se sa varianti britanik, lajm ky qe e ben te vështire hapjen totale te Britanisë me 21 qershor, sic eshte deklaruar publikisht, duke shtuar gjasat qe ajo te shtyhet deri ne javën e pare te korrikut.


Top Channel





Source link

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Related post

Contact Us