Detajet/ Kokaina mbërriti në Durrës më 5 maj, “rrengu” i policisë për t’i bllokuar rrugën, ç’ndodhi kur ngarkesa shkoi në destinacion – Balkanweb.com

Detajet/ Kokaina mbërriti në Durrës më 5 maj, “rrengu” i policisë për t’i bllokuar rrugën, ç’ndodhi kur ngarkesa shkoi në destinacion – Balkanweb.com


7 persona janë arrestuar si të implikuar në trafikun e rreth 400 kilogramëve kokainë nga Brazili drejt Lipjanit në kosovë, e cila në treg kapte vlerën e 20 milionë eurove. Operacioni nisi rreth orës 11 të së hënës në disa magazina në hyrje të Lipjanit, ku u shkarkua ngarkesa e drogës nga kamioni me mish.

Përveç drogës, policia kosovare ka sekuestruar edhe armë zjarri, municione dhe më shumë se 25 mijë euro, dinarë dhe pajisje teknologjike si kompiutera, lap top, celulare dhe DVR të kamerave të sigurisë. Autoritetet ishin njoftuar nga DEA Amerikane, kur kontenieri me mish mbërriti në portin Gioia di Tauro në Itali. Në bazë të pajisjeve teknologjike autoritetet kishin krijuar dyshimet se në këtë kontenier ishte fshehur lëndë narkotike. Bazuar në këto dyshime u njoftuan edhe autoritetet shqiptare dhe kosovare.

Kontenieri mbërriti në portin e Durrësit më 5 maj. Policia e Kufirit dhe ajo portuale e pozicionuan pas një tjetër kontenieri në mënyrë që t’i bllokonin rrugën, që në rast se dikush vinte për ta tërhequr, policia të kishte mundësi ta monitoronte. Përfaqësues të kompanisë “MCfood” shkuan në Portin e Durrësit më 15 maj dhe tërhoqën ngarkesën me një kamion me targa të Prishtinës, i cila gjatë gjithë rrugës u monitorua nga agjente të forcave operacionale.

Ngarkesa doli nga Pika e Kalimit Kufitar të Morinës dhe u parkua në oborrin e disa magazinave në rrugën “Lidhja e Prizrenit” në Lipjan. Prej datës 15 deri në 17 maj, kontenieri ka qëndruar nën vëzhgimin e agjentëve të policisë, por askush nuk kishte shkuar për ta marrë lëndën narkotike.

Grupi kriminal u aktivizua rreth ores 11 të së hënës dhe anëtarët e tij u arrestuan në flagrancë, duke marrë pakot me drogë. Polici ushtroi kontroll jo vetëm në magazinat në Lipjan, por edhe në banesat e të dyshuarve. Vijon ende hetimi dhe me agjencitë partnere për identifikimin e të gjithë të implikuarve në këtë linjë të trafikut ndërkombëtar.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb





Source link

Share

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Contact Us