Derbi ngjyroset verdhekuq, merr fund ëndrra Champions për Lazion

Derbi ngjyroset verdhekuq, merr fund ëndrra Champions për Lazion



Ëndrra e Lazios për një vend në zonën Champions sezonin e ardhshëm është shuar përfundimisht mbrëmjen e sotme në derbin e kryeqytetit Italian, të cilin Roma e ngjyrosi verdhekuq falë fitores me rezultatin 2-0.

Skuadra e drejtuar nga Paulo Fonseca pati kontrollin e lojës dhe zhbllokoi sfidën në minutën e 42-të me anë të armenit Mkhitaryan, që mposhti Pepe Reinën nga një distancë e afërt brenda zonës së rreptësisë.

Lazio provoi të reagojë në pjesën e dytë, por tentativat e futbollistëve bardhekaltër hasën në një Fuzato në formë spektakolare, i cili bëri disa pritje vendimtare, pasa se Pedro të vuloste fitoren me një gol spektakolar nga distance në minutën e 78’.

Nuk mund të mungonte as tensioni në një derbi, teksa Acerbi u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë në minutën e 88’ dhe la Lazion me një lojtar më pak deri në vërshëllimën finale të takimit.

Me këtë fitore Roma e sheh veten gjithmonë e më pranë sigurimit të një vendi në Conference League sezonin e ardhshëm, ndërsa Lazio do të duhet të kënaqet me një vend në Europa League.

Juve fiton mes polemikash derbin e Italisë dhe shpreson për Champions-in



Source link

Share

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Contact Us