PSG i jep një asist Lille për titullin, ndalet nga Rennes!

PSG i jep një asist Lille për titullin, ndalet nga Rennes!



Pasi hoqi dorë nga Champions League, Paris Saint Germain merr një tjetër goditje. Skuadra e Pochettinos thuajse ka larë duart edhe me titullin kampion në Francë pasi në javën e 36-të u ndal në një barazim 1-1 ndaj Rennes me diferencën ndaj Lille që shkoi në 3 pikë, 2 javë para fundit të Ligue 1. Goli i Neymar në fundin e pjesës së parë me penallti nuk u mjaftoi kampionëve të Francës të cilët u ndëshkuan në fraksionin e dytë nga një gol i Guirassy në minutën e 70-të. PSG e mbylli ndeshjen me një lojtar më pak pasi Kimpembe u ndëshkua me karton të kuq si për të treguar sesa presion ka Parisi në këtë fund sezoni.



Source link

Share

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Contact Us