Osmani e Kurti bëjnë homazhe te varri i Fehmi Aganit – Epoka e Re

Osmani e Kurti bëjnë homazhe te varri i Fehmi Aganit – Epoka e Re


Në përvjetorin e vdekjes së Fehmi Aganit, presidentja Vjosa Osmani dhe kryeministri Albin Kurti kanë bërë homazhe te varri i tij.

“Sot e kujtuam njeriun e urtë e veprimtarin e madh, bashkudhëtarin politik të arkitektit të pavarësisë së Kosovës, dr. Ibrahim Rugovës, njeriun e dijeve e të ideve për konsolidimin e shtetit, profesor Fehmi Aganin. Ai u vra më 6 maj 1999 nga regjimi gjenocidal serb i Millosheviçit. Vrasja e tij qe përpjekje për ta dobësuar vullnetin dhe këmbëngultësinë e shqiptarëve për liri dhe pavarësi”, ka thënë Osmani.

Ajo ka theksuar se Agani tërë jetën e kaloi në përpjekje për përjetësimin e idealeve të brezave të tërë për liri e pavarësi të Kosovës.

“Profesor Agani luftoi tërë jetën për idealin e shqiptarëve për liri dhe e mbajti të gjallë vazhdimisht ëndrrën për ta parë të jetësuar atë”, ka deklaruar presidentja Osmani.

 





Source link

Share

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Contact Us