Nëna afrikane priste shtatënjakë, por lind nëntë bebe të shëndetshme (fotot)

Nëna afrikane priste shtatënjakë, por lind nëntë bebe të shëndetshme (fotot)


Një grua nga Mali ka sjellë në jetë nëntë bebe në lindjen e shumëfishtë rekord, teksa kishte pritur vetëm shtatë pasi dy të tjerët nuk dalloheshin në skanimet.

25 vjeçarja Halima Cisse, 25 dhe të gjithë pesë vajzat e katër djemtë e saj janë të gjithë në shëndet të mirë pas lindjes me prerje cezariane të kryer në Marok, thanë zyrtarët.

Nëse të gjitha bebet mbijetojnë, kjo do të ishte një rekord botëror duke kaluar atë të vendosur nga nëna amerikane Nadya Suleman në vitin 2009, e cila lindi tetë bebe që mbijetuan.

Gruaja nga Timbuktu ne veri të Malit, shkoi me avion në Marok në mars për t’u siguruar që bebet e saj të lindnin të sigurta, pasi lajmi i lindjes së shumëfishtë tërhoqi vëmendjen e liderëve të vendit afrikano-perëndimor.

Rrjetet vendase thonin se doktorët besonin se kishte vetëm 50 për qind shanse që çdo bebe të mbijetonte.

Nuk është e qartë nëse gruaja kreu një lindje natyrale apo me fertilizim artificial (IVF), teksa ky i fundit është rasti më i zakonshëm i lindjeve të shumëfishta.

Zonja Cisse kaloi dy javë në spitalin Point G në kryeqytetin e Malit, Bamako, para se të transferohej në Marok pas ndërhyrjes së presidentit Bah N’Daw.

Një tjetër rast nëntënjakësh është ai i të lindurve në 26 mars 1999, nga Zurina Mat Saad në Maljazi, por asnjë nga bebet nuk mbijetoi më shumë se gjashtë orë.

Ndërsa në 2009, një grua në SHBA ka lindur me sukses tetënjakë të cilët deri në 2019 arritën të festojnë të gjithë ditëlindjen e dhjetë.

Në këtë rast bebet sihin një rezultat i trajtimit IVF të fertilitetit dhe lindën nënëtë javë para kohe.

Teorikisht nuk ka një limit për numrin e bebeve që një grua mund të mbajë në mitrën e saj, sipas shkencëtarëve por shanset e lindjes natyrale të shumëfishtë janë shumë të rralla.


Top Channel





Source link

Share

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Contact Us