Efekti i çuditshëm anësor që është vënë re pas vaksinimit kundër Covid



Të gjitha vaksinat kundër Covid kanë shkaktuar efekte anësore tek ata që e kanë injektuar atë. Në shumicën e rasteve efektet anësore kanë qenë njësoj si simptomat e koronavirusit, temperature, lodhje etj.

Por ditët e fundit është raportuar për një efekt anësor të çuditshëm. Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, disa qytetarë kanë pohuar se pas marrjes së vaksinës ata kanë menduar se po konsumojnë metale, pasi në gojë kanë ndjerë këtë shije.

Ky efekt i çuditshëm anësor është vënë re më shumë tek ata që kanë marrë vaksinën e prodhuar nga Pfizer. Një 45-vjeçar në SHBA, John Howard, tha se disa minuta pasi kishte marrë vaksinën Pfizer, kishte ndjerë shije metali në gojë.

Edhe një tjetër pacient ishte ankuar për të njëjtë simptomë, duke thënë se pasi kishte marrë vaksinën i dukej sikur konsumonte nikel.

Por edhe një tjetër person që kishte marrë vaksinën Moderna kishte treguar për të njëjtat simptoma, duke thënë se shija e metalit në gojë kishte zgjatur vetëm pak orë.

Sipas ekspertëve efektet anësore nuk janë për t’u shqetësuar, pasi ndodhin pas çdo vaksine.



Source link

Share

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Contact Us