Zotëri ZKM Bislimi, me Serbinë po bëjmë negociata e jo dialog!


1. Albin Kurt,i në vend që të gjejë kompromis dhe gjuhë të përbashkët me opozitën aktuale, përmes “bedelit” të tij po gjurmon “ekspertiza” të paqena dhe alibi tē panevojshme tek ca “ekspert, të ish ekipit negociator” të ish qeverive Thaçi&Mustafa?! Kjo metodologji eksploruese e gjërave, duke shmangur mendimin, qëndrimin e gjykimin opozitar, në një mënyrë të shti me dyshua që “kompromiset” të reja e tē “dhimbshme” që po i aludon pandalur Presidenti serb Vuçiq, do me i bartë ekskluzivisht në kurrizin e këtyre gjithologëve butak!? Të cilët do paguhen nga tatimpaguesit (pagë të majme, madje deri 3500€!) kosovar si për shërbesat e tanishme, ashtu edhe ato të shkuarat, që u bënë regjimeve, qeverive, e koalicioneve (jo)parimore të pasluftës, s’e kanē fare problem “kompromisin” e aluduar. Sepse, tē njejtit gjitholog edhe më heret me “diagnozat” e tyre tē “sakëta” na e ndihmuan shumë cungimin e sovranitetit (Rambuje) dhe na e vonuan inaugurimin e demokracisë , e sidomos tē asaj që F. Fukujama e shquan si “proces shtendërtimi”.

2. Tani, meqë fare s’jam ka e kuptoj (ZvK. Besnik Bislimin, menagjerin e ndryshimit paraelektoral!)) po e pyes; nëse, mund të ushtrohet fare ndonjë trysni e theksuar ndryshimi të shpresuar me këta” ekspert” gjitholog!? Kur poashtu dihet botërisht, që të njejtit s’kanë as edhe një diplomë apo certifikim për negocim (apo tash si po u thotë Zkm. Bislimi “dialog”!). Si qytetar, jam shumë kureshtar, por, edhe i shqetesuar për mënyrat, idetë, konceptet, kornizat, metodologjitë, objektivat…etj. që do i aplikojnë ky grup “ekspertesh”, nē situatat dhe kompromiset e reja, ndaj Serbisë! Do më vie shumë keq, nëse, nga pozicioni i ZvK- e vazhdoni rrugetimin e njohur tē binomit Thacit&Mustafa.

3. Në këtë kontekst, “ekspertët”e angazhuar të ZvK. Bislimi në procesin e negocimit (apo si po ia kënda atij tē thotë me eufemizëm; “dialogut”) me diplomacinë më ofensive të rajonit të Ballkanit, pra të asaj të Serbisë, pritet qē “ekpertizën” e tyre (kinse) profesionale t’ ia ofrojnë pastaj vetëm KM Kurti për të vendosur pastaj. Mua më duket që gabimi që e kanë bë Thaçi&Mustafa, s’do tē duhej ta përsërit KM Kurti. Sepse, as me ligje e as me Kuahtetutë nuk parashihen si adresë e vetme vendimarrëse dhe konsultimi, ajo e KM. KM Kurti, jam i sigurt që nuk do bie në këtë grackë “diplomatike” tē ekspertëve gjitholog. Sepse, monopolin mbi (interesat shtetërore dhe ato kombëtate, sidomos) negociatat me Serbinë ku në vazhdimësi janë cenuar interesat shtetërore dhe ato kombëtare të Kosoves, nuk e ka vetēm Kryeministria, por, edhe Kuvendi (që sipas ligjit; gatitun duhet t’i rrin qeveria) bashkë me Presidenten.



Source link

Share

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Contact Us