Varhelyi nesër viziton Kosovën – Epoka e Re

Varhelyi nesër viziton Kosovën – Epoka e Re


Komisioneri për Zgjerim i BE-së, Oliver Varhelyi iu bëri thirrje të gjithë qytetarëve në Serbi që të vaksinohen dhe theksoi se Bashkimi Evropian dëshiron të ndihmojë rajonin të fitojë qëndrueshmëri.

Gjatë vizitës në Serbi ai deklaroi se Ballkani Perëndimor do të marrë 651,000 vaksina, nga të cilat 36,000 do t’i përkasin Serbisë.

“Në periudhën e ardhshme, BE do të përqendrohet në çështjen kryesore të qytetarëve – kur mund të vaksinohem dhe kjo është arsyeja pse ne do të ndihmojmë rajonin se si të fitojmë qëndrueshmëri,” tha eurokomisioneri gjatë vizitës së tij në Beograd, raporton Tanjug, transmeton “Klan Kosova”.

Në kuadër të turit ballkanik, zyrtari evropian do të ndalojë në Bosnje e Hercegovinë, Mal të Zi dhe Maqedoni të Veriut, ndërsa të mërkurën do të vizitojë Shqipërinë dhe Kosovën.

Në njoftimin e saj theksohej se Varhelyi do të bisedojë me zyrtarët vendas për pandeminë e koronavirusit dhe mbështetjen e BE-së në këtë kontekst, transmeton Klan Kosova.





Source link

Share

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Contact Us