Shqiptari me makinë luksoze ndalohet në Itali, kapet me 300 mijë euro kokainë

Shqiptari me makinë luksoze ndalohet në Itali, kapet me 300 mijë euro kokainë


Policia italiane ka arrestuar një të ri shqiptar, i cili në makinën e tij kishte fshehur 1 kilogram kokainë.

Sipas mediave italiane, shqiptari, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur u ndalua nga policia teksa ishte duke udhëtuar me një makinë sportive luksoze, një Audi A4 Rs.

Të intriguar nga makina, karabinierët ndaluan shqiptarin në dalje të autostradës Sarzana, por sjellja nervoze e shoferit bëri që ata të kontrollonin me imtësisht mjetin.

Pas kontrollit, policia arriti të gjente të fshehur sasinë e kokainës, e cila nëse do të hidhej në treg do kapte vlerën e 300 mijë eurove.

Nga hetimet e policia italiane rezulton se shqiptari ka qenë ndërlidhës për lëndën narkotike, pasi droga mendohet se kishte ardhur nga Italia veriore dhe kishte destinacion tregun lokal në La Spezia, në Val di Magra në provincën e Massa Carrara.


Top Channel





Source link

Share

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Contact Us