Është përkeqësuar klima e të bërit gazetari në Kosovë

Është përkeqësuar klima e të bërit gazetari në Kosovë


Ditën Botërore të Lirisë së Shtypit, Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës e ka shënuar me një tryezë diskutimi, ku u tha se klima e të bërit gazetari në Kosovë është përkeqësuar viteve të fundit.

Rënia për 8 vende në indeksin e lirisë së shtypit, u quajt si problematike dhe se duhet të merret seriozisht për mbrojtjen e punës së gazetarëve, ndërsa edhe pandemia COVID-19 u përmend si sfidë për punën e gazetarëve në Kosovë.

Kryetarja e AGK-së, Gentiana Begolli-Pustina, tha se klima e të bërit gazetari në Kosovë është përkeqësuar, e ajo çka është raportuar nga “Reporterët pa kufij”, tha se veçse ka qenë e ditur.

“Ne e dimë se nga viti në vit rritet numri i gazetarëve që lajmërojnë sharjet, fyerjet, kërcënimet në AGK dhe vet ne kemi qenë dëshmitar se me sa lehtësi sulmohen kolegët tanë në mes të ditës në qendër të qytetit, ku kalimtarët e rastit dhe veturat janë të shumta. Ndërkaq, si zakonisht prej organeve të drejtësisë e kemi tashmë atë fjalinë e njohur se hetimet vazhdojnë, se jemi në rrugë të mirë për të ndriçuar rastet, mirëpo të gjitha këto në të shumtën e rasteve mbeten vetëm fjalë boshe. Sulmuesit e dimë se me shumë lehtësi vazhdojnë avazin e njëjtë marrë parasysh se siç e thash më herët nën një drejtësia vonon shumë, nën dy dënimet janë qesharake, ndërkaq nën tre keqbërësit edhe pas shlyerjes së atyre dënimeve shumë të vogla kthehen pa u penguar në profesionin e tyre të cilin e kanë ushtruar para kryerjes së veprës së tyre. Klima aktuale nuk flet për një shtet me demokraci të avancuar, përkundrazi”, tha ajo.

Shefi i misionit të OSBE-së në Kosovë, Michael Davenport, përmes një adresimi, tha se liria e shtypit është jetike për të siguruar transparencë dhe llogaridhënie si parime kyçe të qeverisjes së lirisë dhe të demokracisë.

Ai ka përmendur si problematikë radhitjen e Kosovës në raportin e indeksit të lirisë së shtypit, ku tha se kjo ngrit shqetësimin për mjedisin në të cilin punojnë gazetarët kosovar.

Davenport u shpreh se viti 2020 ka shënuar një rritje të lajmeve të rreme, e që kryesisht lidhen me pandeminë COVID-19.

“Para 1 muaji Kosova radhitej si e 78 në raportin e Indeksit të Lirisë së Shtypit, duke pësuar rënie prej 8 pozitave nga viti i kaluar dhe duke e përfunduar një seri 5 vjeçare të përmirësimeve të ngadalta. Ky indeks ngrit shqetësimet me të drejtë të mjedisit në të cilët punojnë gazetarët, një mjedis i cili shihet si në rritje të sulmeve fizike dhe verbale, të sulmeve kibernetike dhe të mungesës së transparencës së pronësisë mediale. 2020 ka treguar një rritje të paprecedentë të lulëzimit të lajmeve të rreme dhe të keqinformimit, sidomos të lajmeve që kanë të bëjnë me pandeminë. Prandaj, këto kohë kritike sikurse vitin e kaluar u bëjmë thirrje mediave që ta ushtrojnë ndikimin e tyre në mënyrë të përgjegjshme, sepse lajmet e rreme dhe keqinformimi e ndotin hapësirën e informimit dhe e komprementojnë cilësinë e gazetarisë dhe informimin e publikut”, tha ai.



Source link

Share

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Contact Us