E mposht edhe Sampdoria, Roma rrezikon pjesëmarrjen edhe në Conference League

E mposht edhe Sampdoria, Roma rrezikon pjesëmarrjen edhe në Conference League



Nga objektivi për të luajtur në Champions sezonin e ardhshëm në rrezikun për të mos marrë pjesë as në Conference League. Ecuria e Romës në katër javët e fundit, lë për të dëshiruar. Skuadra verdhekuqe u mposht 2-0 nga Sampdoria në Gjenovë dhe në katër  javët e mbetura rrezikon të humbë edhe vendin e shtatë që i kërcënohet nga Sassuolo. Plot 11 pikë të lëna në vetëm pak javë nga skuadra e kryeqytetase, që po i bën një mbyllje të shëmtuar sezonit.

Sfida e luajtur në “Luigi Ferraris” u vendos nga golat e Adrien Silvas dhe Janktos. I pari shënoi në fundit e pjesës së parë, i shërbyer nga Thorsby, ndërsa mesfushori çek pati bashkëpunimin e Verres në momentin e realizimit të golit të dytë. Duhet theksuar se Edin Dzeko humbi një 11-metërsh në minutën e 72-të, moment që mund të kishte ndryshuar rrjedhën e lojës. Sampdoria me këtë sukses shkon në kuotën e 45 pikëve.



Source link

Share

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Contact Us