Reali nuk zhgënjen ndaj Osasunas, ndjek këmba-këmbës Atleticon

Reali nuk zhgënjen ndaj Osasunas, ndjek këmba-këmbës Atleticon



Osasuna rezistoi për 75 minuta lojë ndaj Realit të Madridit, por dy gola të shënuar në 15 minutat e fundit të sfidës u dhanë suksesin “Los Blancos”, të cilët rikthejnë brenda pak orësh diferencën prej dy pikësh me Atleticon e Madridit.

Skuadra e Zinedine Zidane nuk mundi ta zhbllokonte sfidën gjatë pjesës së parë e sigurisht meritë ka portieri i Osasunas, Sergio Herrersas, që i mohoi një gol të sigurt Eder Militaos në minutën e 27-të.

Kur u mundua se takimi do të përfundonte pa gola, ishte pikërisht Militao, që e mposhti “gardianin” mik me një goditje me kokë, pas krosimit të Iscos.

Vetëm katër minuta më vonë, Casemiro realizoi të dytin, por meritë kryesore ka Benzema që i dha mundësinë brazilianit të tundte rrjetën, 2-0. Tashmë Reali shpreson që t’i fitojë katër ndeshjet e mbetura dhe Atletico të ndalet të paktën në një ndeshje që të mbrojë titullin kampion në Spanjë.

 

 



Source link

Share

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Contact Us