Mbyllet pjesa e parë, Juventusi në disavantazh


“Zonja e Vjetër” është duke humbur me rezultat minimal 1:0 kundër skuadrës së Udineses.

Ka përfunduar pjesa e parë në ndeshjen mes Udineses e Juventusit, ku ky i fundit është në disavantazh, përcjell KosovaPress.

Rezultatin për Udinesen e zhbllokoi mbrojtësi Molina në minutën e 10’, pas një asistimi të mesfushorit argjentinas Rodrigo De Paul.

Skuadrës së Andrea Pirlos i nevojiten tri pikët e plota në këtë ndeshje për ta siguruar një vend në Top 4 të Serie A për sezonin e ardhshëm të Ligës së Kampionëve.



Source link

Share

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Contact Us