Burgoset punonjësja arsimore që fjeti me 3 nxënës në shkollën e Texas (fotot)

Burgoset punonjësja arsimore që fjeti me 3 nxënës në shkollën e Texas (fotot)


Një asistente mësimore në një shkollë në Texas është burgosur pas zbulimit të aventurave seksuale me të paktën 3 nxënës të shkollës ku punonte.

24 vjeçarja Ashlyn Faye Bell justifikohej se nxënësit e bindën të përfshihej dhe se nuk e dinte se ishte e gabuar të bënte seks me ta.

Vajza kishte mbetur shtatzënë në një prej episodeve të seksit në shtëpinë e saj.

Ajo ka pranuar dy akuza të marrëdhënies së papërshtatshme mes edukatorit dhe nxënësve 17-vjeçarë, si dhe disa raste sulmesh seksuale me një djalë 16-vjeçar, raporton Texarkana Gazette.

Ajo ka pranuar sjellje të papërshtatshem seksuale më tre nxënës të shkollës së mesme dhe ka kërkuar që juria të vendosë dënimin për të pasi të dëgjojë argumentet kryesore të provave.

Policia u përfshi në çështje kur një mësues i shkollës Texas High School dëgjoi nxënësit që bisedonin se Bell ishte shtatzënë, dhe një nga djemtë që mohonte te ishte i ati i fëmijës.

Në gjykatë u tha se ajo shkonte me makinë për të marrë të dashurit e saj adoleshentë nga shkolla në vitin 2019, dhe se kishte kryer marrëdhënie me ta në makinë kur vajza e saj tre-vjeçare flinte në sediljen e pasme. Episodet e tjera seksuale ishin bërë në shtëpinë e saj.

Gruaja kishte punuar në shkollë nga gushti 2019 deri në maj 2020 si mësuese ndihmëse.

Juria e përbërë nga 12 gra është zgjedhur për dhënien e dënimit të Bell, e cila mund të marrë deri në 20 vjet burg për secilën nga akuzat.

Sipas gazetës, Bell tha në dëshmi se nuk e dinte se shkolla ndalonte marrëdhëniet seksuale të stafit me nxënësit, megjithse ky argument nuk ka vlere pasi ligji ndalon marredheniet e nje kujdestari me te varurit prej tij/saj.

Prokurorja Kelley Crisp tha në komentet e mbylljes se viktimat e sjelljes së Bell “dukeshin si fëmijë,” nuk kishin makina dhe dilnin natën nga shtëpitë e tyre për t’u takuar me të.

Ndërsa avokati i të akuzuarës Bruce Condit tha se djemtë ishin në fakt “fitimtarë e jo viktima”.

Gjyqi vazhdon.