Gjëja e vetme që duhet të bësh për të pasur vetëbesim



Vetëbesimi mund të të ndihmojë të fitosh punën e ëndrrave, të fitosh zemrën e djalit që pëlqen dhe mund të të bëjë të dukesh vajza më tërheqëse në një grup shoqëror. Por si të kesh një vetëbesim të lartë?

Sipas ekspertëve përgjigja është vetëm një: Mjaft kërkuar perfeksionin.

Pranojeni që perfeksioni nuk ekziston. Sherry Turkle, profesoreshë në Institutin e Teknologjisë në Massachusetts dhe autore e librit “The Power of Talk in a Digital Age”, tregon se ka ndryshim midis vetëbesimit që kemi për të bërë gjëra dhe vetëbesimit që tregojmë kur kemi dikë përballë e nuk kemi totalisht kontroll tek vetja.

“Ai vetëbesimi i brendshëm të përgatit për një punë, për një dashuri, për herët kur duhet të komunikosh me dikë. Të përgatit për çdo gjë të rëndësishme në jetë”-shprehet Turkle.
Sekreti sesi të keni vetëbesim është i lehtë, sipas profesoreshës.

“Hiqni dorë nga ndjesia që duhet të jeni perfektë”-thotë Turkle. Sepse nëse prisni derisa të jeni perfektë për të bërë një hap të madh, nuk do e bëni kurrë.

Për ta arritur këtë, ajo këshillon që të kaloni pak kohë me veten çdo ditë. “Nëse mund të qëndrosh vetëm me mendimet e tua, do të jesh në gjendje të kuptosh dhe të tjerët. Nuk do të ndjesh nevojën për të transformuar situatat për të plotësuar nevojat”-thotë Turkle.

Thjesht ji vetja. “Vetëbesimi i vërtetë vjen kur e njeh mirë vetveten”.



Source link

Share

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Contact Us