Përfundon numërimini në Kukës, Gjirokastër, Vlorë, dhe Dibër, ja rezultatet


Dibër

Herët në mëngjesin e sotëm është përmbyllur procesi i numërimit të votave në Qarkun e Dibrës.

Janë numëruar të gjitha QV e këtij qarku, që janë 227 gjithsej.

Partia Demokratike ka arritur të përmbysë rezultatin, duke marrë 3 mandate deputetësh, ndërsa PS ka marrë 2 mandate.

Fillimisht, Partia Socialiste ishte në avantazh në këtë qark, por kutitë e fundit kanë nxjerrë fituese Partinë Demokratike.

Lëvizja Socialiste për Integrim nuk ariti të marrë mandat deputeti në Dibër. PD kështu mori 45.1 përqind të votave, PS 44.7 përqind, LSI 6.9 përqind, KPV 0.9 përqind, PSD 0.7 përqind.

Gjirokastër

Gjithashtu edhe Gjirokastra është qarku i parë në jug që përfundon procesin e numërimit të votave.

Nga 207  QV në total të numëruara, PS ka 53.8% të votave përkthyer në 3 mandate.

Nga ana tjetër PD ka 30.7% të votave ose 1 mandat.

Ndërkaq LSI me 12.7% të votave nuk merr asnjë mandat.

Kukës

Qarku i Kukësit, në të cilin kanë përfunduar numërimi i gjitha kutitë e votimit, në të 141 qendrat e votimit. Në këtë qark, fituese ka dalë Partia Demokratike, e cila ka marrë dy mandate, ndërsa forcë e dytë është Partia Socialiste me një mandat.

PD ka fituar me 62.3 % të votave, përkatësisht 24071 vota, ndërsa PS ka marrë 35.8% të votave, ose 13856 vota.

Vlorë
Ka përfunduar numërimi i kutive edhe në qarkun e Vlorës.

Raportimet për mediat bëjnë me dije se procesi ka përfunduar dhe aktualisht komisionerët po mbajnë procesverbalet e nevojshme për kutinë e fundit.

Sa i përket rezultatit, Partia Socialiste ka fituar në këtë qark, duke qëndruar e pa lëvizur nga 8 mandatet e saj, po aq sa siguroi edhe në 2017.

Partia Demokratike ka rikuperuar një mandat krahasuar me zgjedhjet Parlamentare të 2017-ës, pra ka siguruar 4 mandate.

Lëvizja Socialiste për Integrim ka humbur mandatin e saj në këtë qark.

156


Etiketa: , , ,




Source link

Share

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Contact Us