OBSH paralajmëron Evropën: Një situatë e ngjashme me atë në Indi mund të ndodhë kudo nëse…

OBSH paralajmëron Evropën: Një situatë e ngjashme me atë në Indi mund të ndodhë kudo nëse…


Organizata Botërore e Shëndetësisë paralajmëroi sot Evropën të ndalojë relaksimin e masave kufizuese kundër pandemisë së koronavirusit, pasi “një situatë e ngjashme me atë në Indi mund të shfaqet kudo.”

Mediet e huaja shkruajnë se OBSH vlerëson se kriza e madhe shëndetësore që po kalon India mund të jetë për shkak të llojit të mutuar të koronavirusit, që u zbulua për herë të parë atje, por edhe për faktorë të tjerë, të tilla si mosrespektimi i rregullave shëndetësore.

Është gjithmonë një sfidë e madhe për vendet ku masat individuale të mbrojtjes janë zbutur, ku po zhvillohen tubime masive, ku ka lloje më ngjitëse të mutacioneve dhe ku mbulimi i vaksinimit është i ulët, të gjitha këto mund të krijojnë situatë të komplikuar me covid”, tha drejtori i OBSH-së duke paralajmëruar Evropën.

Në të gjithë Evropën, siç përcaktohet nga OBSH, e cila përfshin shumë vende të Azisë Qendrore, 7% e popullsisë është vaksinuar plotësisht. Sipas organizatës ndërkombëtare, përqindja është më e lartë se ajo e njerëzve të infektuar me covid-19 në të njëjtën zonë, 5.5%.


Top Channel





Source link

Share

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Contact Us