Udinese “treni i fundit” për Andrea Pirlon, nëse nuk fiton do shkarkohet!

Udinese “treni i fundit” për Andrea Pirlon, nëse nuk fiton do shkarkohet!



Fati i Andrea Pirlos është i shënjuar, nuk do të jetë ai trajneri i Juventusit në sezonin 2021-2022. Në Itali për këtë janë të bindur, sidomos pas disfatës me Beneventon, momenti i vërtetë i thyerjes së raportit me trajnerin në një sezon të trazuar. Tani puna është se ndarja mund të vijë edhe më herët. Pas barazimit në Firence vetë Pirlo i ka komunikuar drejtuesve synimin për të bërë një hap pas, nëse diçka e tillë do të konsiderohej e dobishme, edhe pse më pas të dyja palët ranë dakord për të marrë më tepër kohë. Gjithsesi deklaratat e Pirlos të ngjashme me një dorëzim publik nuk i kanë pëlqyer hierarkisë drejtuese juventine. Në këtë aspekt, impenjimi me Udinesen kthehet në vendimtar, pasi një tjetër hap fals që do të komplikonte më tej ecurinë drejt Championsit, në mënyrë të paevitueshme sipas mediave italiane do të sjellë largimin e trajnerit. Do të largohet Pirlo dhe për katër ndeshjet e ardhshme skuadra do të drejtohet nga Igor Tudor.

Në Udine skuadra duhet të shkojë e pqërnqëdruar, edhe pse situata e Pirlos është delikate, është pikërisht skuadra që është thërritur në apel për të dhënë përgjigje në fushë, duke filluar nga lojtarët simbol që po tradhëtojnë pritshmëritë. Kalendari nuk është ndër më të favorshmit, Udinese, Milan, Sassuolo, Inter dhe Bologna, por jo edhe aq i frikshëm nëse krahasohet me rivalët e tjerë në garën për një vend në Champions. Vendi i katërt është objektivi minimal, pasi një renditje më e keqe do të konsiderohej një falimentim katastrofik, dhe për këtë arsye nga Friuli duhet marrë një rezultat pozitiv. Nëse nuk ndodh, ateherë largimi i Pirlos është i pashmangshëm, dhe zëvendësi i përkohshëm është gjetur në shtëpi, Igor Tudor.

 



Source link

Share

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Contact Us