Kurti siguron presidentin e Këshillit Evropian për angazhimin e tij në dialog – Epoka e Re

Kurti siguron presidentin e Këshillit Evropian për angazhimin e tij në dialog – Epoka e Re


Kryeministri Albin Kurti, ka zhvilluar një bisedë telefonike me presidentin e Këshillit Evropian Charles Michel, të cilit ka thënë se ia ka ripërsëritur tri prioritetet e qeverisë, në mesin e të cilave nuk është dialogu me Serbinë.

Megjithatë,  Kurti ka siguruar presidentin e Këshillit Evropian për angazhimin e qeverisë së tij për dialogun.

“Përpara vizitës sime në Bruksel, unë kisha një bisedë telefonike me Presidentin e Këshillit Evropian, Charles Michel. Unë e falënderova atë për përgëzimet e tij për fitoren tonë dhe përsërita që sigurimi i vaksinave, krijimi i vendeve të punës dhe drejtësia janë tre prioritetet e para të qeverisë. Unë gjithashtu e sigurova atë për angazhimin tonë në dialog”, ka shkruar Kurti në llogarinë e vet në “Twitter”.





Source link

Share

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Contact Us