Napoli triumfon në Torino dhe parakalon Juven në garën për zonën Champions

Napoli triumfon në Torino dhe parakalon Juven në garën për zonën Champions



Napoli është gjithmonë e më pranë arritjes së objektivit sezonal në kampionat, që është një vend në zonën Champions, pasi ka triumfuar me rezultatin e pastër 0-2 në transfertën ndaj Torinos dhe është ngjitur në vendin e katërt, duke parakaluar Juventusit.

Skuadra e drejtuar nga Gennaro Gattuso nuk e pati aspak të vështirë në transfertën ndaj skuadrës “granata”, ku kaloi në avantazh që në minutën e 11’ me anë të mesfushorit Bakayoko, ndërsa më pas dyfishoi shifrat në të 13-ën me anë të Victor Osimhen.

Minutat e mbetura ishin një administrim i qetë për napolitanët, që mund të kishin shënuar shumë më tepër, nëse nuk do të kishin kundër shtyllën dhe portierin Sirigu, që bëri disa pritje vendimtare në pjesën e dytë.

Kur kanë mbetur edhe 5 javë nga fundi i sezonit, Napoli e sheh veten të favorizuar nga kalendari në garën për zonën Champions, pasi ka luajtur të gjithë ndeshjet direkte dhe do të përballet me kundërshtarë që renditen në gjysmën e poshtme të tabelës.

Nga ana tjetër Torino do të duhet të djersijë ende shumë për të siguruar një vend në elitën e futbollit italian, pasi aktualisht ka vetëm 31 pikë, po aq sa Cagliari e Benevento, me të cilat do të duelojë deri në fund për mbijetesë.



Source link

Share

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Contact Us