Atletico bie në “San Mames”, Barça favorite për titullin

Atletico bie në “San Mames”, Barça favorite për titullin



Athletic Bilbao u jep një asist perfekt Barcelonës dhe Realit të Madridit për sprintin final drejt titullit të LaLigas. Skuadra baske triumfoi 2-1 ndaj Aleticos së Madridit në “San Mames”, duke lëkundur pozitat e “Los Colchoneros” sy kryesuese e kampionatit.

Nëse Barcelona  fiton ndaj Granadas më 29 prill, “blaugranat” ngjiten në krye dhe me një llogari të thjeshtë mjafton të barazojnë në përballjen e drejtpërdrejtë me Atleticon dhe t’i fitojnë takimet e tjera do të shpallën kampionë të Spanjës.

Sa i përket ndeshjes, golin e parë të sfidës e realizoi Berenguer në minutën e tetë, ndërsa goli i barazimit erdhi në të 77-tën nga këmbët e Savis. Katër minuta para fundit të kohës së rregullt, Martinez shënoi golin e fitores së Bilbaos, që pavarësisht këtij suksesi vështirë se mund të luajë në Europë sezonin e ardhshëm.

 



Source link

Share

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Contact Us