Alfred Rushaj nga KZAZ 38 në Tiranë: PD po thellon avantazhin


Kandidati i PD-së për deputet, Alfred Rushaj në një deklaratë për mediat nga KZAZ 38 në kryeqytet, pohoi se e djathta ka një avantazh në këtë njësi.

Sipas Rushajt, vullneti i shqiptarëve do t’i paraprijë këtij procesi, ndërsa shtoi se avantazhi do të thellohet.

Më tej, ai tha se kemi gjithë interesin ta përfundojmë me sukse dhe integrimtet këtë proces.

DEKLARATË E PD, ALFRED RUSHAJ

Gazetarja: Ndёrkohё paralelisht me kёtё nga ana tjetёr sot ka qenё i pranishёm edhe ambasadori Luigi Sorecca kёtu nё KZAZ nr.38 ku ka dhёnё njё mesazh dhe ёshtё shprehur qё partitё mos nxitohen nё festimet e tyre pasi do tё shohim rezultatet deri nё kutinё e fundit

Alfred Rushaj: Nё fakt, nё avantazh tani ёshtё Partia Demokratike nё kёtё zonё nё kёtё KZAZ ёshtё partia Demokratike ndёrsa pёrsa i pёrket ndaj asaj qё ambasadori ka thёnё ёshtё ajo se çfarё ne jemi munduar tё bёjmё gjatë gjithё ditёs e kёsaj periudhe. Çdo votё do tё numёrohet, zёri i qytetarёt do tё dёgjohet. Nё fakt qytetarёt kanё votuar pёr ndryshimin dhe kjo ёshtё e qartё nga kjo njësi ju e shikoni vetё qё partia demokratike ka njё avantazh qё po e thellon gjithnjё e mё tepёr aq mё tepёr Partia Demokratike nё krahasim me Partinё Socialiste si koalicion  bashkё me LSI jemi nё nёj avantazh tё qartё dhe tё thellё.

Gazetarja: Sot procesi i numërimit ka nisur në orën 13:00 këtu në KZAZ-në numër 38 ndërpresë në orët e para të mëngjesit. Nga informacionet sepse ju keni qenë gjatë gjithë kohës i pranishëm këtu dhe keni kontaktuar me përfaqësuesit tuaj. Do të vazhdojë procesi i numërimit? Çfarë ju kanë raportuar ata deri më tani?

Alfred Rushaj: Interesi jonë është padyshim që të  përfundojë me integritet këtë proces të numërimit të votave. Është shumë e rëndësishme që të numërohet çdo votë, natyrisht ne do të bëjmë maksimumin të gjithë disponibilitetin tonë që ky proces të mbarohet në kohë dhe me integritet.

Gazetarja: Ju pyes sepse ka ndodhur shpesh që në kutitë e fundit qoftë nga të dyja palët është  kërkuar pushim dhe nuk e dimë si do të ndodhë në të vërtetë pasi ju keni qenë i pranishëm ditën e sotme.

Alfred Rushaj: Jemi në avantazh, besoj që avantazhi do të thellohet, besoj që vullneti i njerëzve për ndryshim do ti paraprijë kjo njësi, kështu që ne kemi gjithë interesin ta përfundojmë me sukses dhe integritet këtë proces.

Gazetarja: Ka patur një pretendim kryesisht nga paraditja, nga përfaqësues të opozitës ku pretendohej se po hapen ato kuti votimi ku PS mund të kishte avantazh. Ju e keni konstatuar këtë gjë në terren, në KZAZ që keni mundur të jeni gjatë ditës së sotme.

Alfred Rushaj: Besoj se Ky është një konstatim që e keni bërë edhe ju, siç e keni parë trendi sot qartësisht ka ardhur në rritje për Partine Demokratike dhe opozitën , siç duket kane patur vetë entuziazëm për mbështetësit e vetë, por numrat janë numra, vota është votë, kështu që besoj shumë shpejt avantazhi do të jetë publik për të gjithë dhe dëshira e shqiptarëve për ndryshim do të jetë prezente.

Gazetarja: A duket se deri tani po i arrini dhe jeni aty ku keni menduar?

Alfred Rushaj: Ne kemi një kryesim jashtëzakonisht shumë të ndjeshëm në krahasim me zgjedhjet e tjera paraprake. Pritshmëria jonë është që padyshim të marrim një avantazh të madh ndaj PS vetë si Parti Demokratike. Si koalicion pastaj, ky avantazh do të dyfishohet besoj.

358


Etiketa:




Source link

Share

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Contact Us