Aktori i famshëm lejon të bijën t’i bëjë make-up, rezultati nuk duhet humbur


Aktori 40 vjeçar, Channing Tatum, e harron “burrërinë” kur bëhet fjalë për të bijën Everly.

Ai i plotëson çdo tekë të voglës, madje e lejon t’i bëjë grimin që ajo dëshiron dhe ta kthejë të atin muskuloz në një “princeshë” delikate.

40-vjeçari ka ndarë me ndjekësit në InstaStory një foto të pamjes së tij të transformuar pasi Everly e kishte futur në dorë dhe i kishte bërë një ndryshim drastik.

Channing Tatum la vajzën e tij t'i bënte makeup dhe s'duhet

Ajo i ka vendosur ton në sy, i ka lyer faqet, buzët dhe thonjtë me manikyr, ndërsa aktori s’e kishte aspak problem të na e tregonte këtë pamje.

Nuk është hera e parë që Tatum përfundon në këtë gjendje, pasi ai kalon orë të tëra me të bijën dhe dëshirat e saj për ta lyer e për t’u kujdesur, si një estetiste e vërtetë.

Aktori bëhet “shoqja e ngushtë” e të bijës dhe megjithëse të gjithë qeshin, në fakt kjo është burrëria e tij më e madhe; fakti që e bën gjithmonë të voglën të lumtur.

Channing është gjithashtu autor i një libri për fëmijë, libër që flet për marrëdhënien e një vajze të vogël me babain e saj.

Aktori është baba i Everly-t nga martesa e tij me Jenna Dewan, me të cilën është ndarë.

218


Etiketa:




Source link

Share

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Contact Us