Shpërthen konflikti në Izrael, dhjetëra të plagosur

Shpërthen konflikti në Izrael, dhjetëra të plagosur


Më dhjetëra vetë kanë mbetur të plagosur në përplasjet e ashpra që shpërthyen në Jeruzalemin Lindor mes aktivistëve hebrenj të ekstremit të djathtë, palestinezëve dhe policëve izraelitë.

Situata degjeneroi ku policia ndërhyri në përpjekje për t`i mbajtur larg njeri tjetrit protestuesit plaestinezeve dhe ultra-nacionalistët hebrenj. Trazirat pasuan një natë konfrontimesh në zonë mes tensioneve në rritje nacionaliste por edhe fetare.

Jeruzalemi lindor ka qene përherë bnjë vatër e nxehtë konflikti. Bashkëjetesa e hebrenjve dhe arabëve atje nuk ka qenë ë lehtë që kur Izraeli e pushtoi që në luften e vitit 1967, dhe e konsideron të gjithë qytetin si kryeqytetin e vet, edhe pse kjo nuk është pranuar nga pjesa më e madhe e komunitetit ndërkombëtar. Palestinezët pretendojnë se Jeruzalemi Lindor duhet të jetë kryeqendra e shtetit të tyre të pavarur në të ardhmen.

Përleshjet e fundit ishin më të ashprash prej shumë kohësh në rajon. mësohet se qindra ekstremistë hebrenj kishin marshuan drejt portës së Damaskut në qytetin e vjetër, ku ishin mbledhur shumë palestinezë, dhe thërrisnin me të madhe;” Vdekje arabëve”. Një ditë më parë, një raketë siriane ran ë afërsi të reaktorit bërthamor izraelit të Dimonas, cka bëri që ushtria izraelite të dërgonte trupa shtesë në lartësitë Golan, në kufi me Sirinë.


Top Channel





Source link

Share

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Contact Us