Barcelona i kundërpërgjigjet Atleticos, mposht me “manita” Getafen!

Barcelona i kundërpërgjigjet Atleticos, mposht me “manita” Getafen!



Barcelona ruajti hapin e Atleticos së Madridit dhe Realit, pasi mposhti me rezultatin e thellë 5-2 Getafen në Camp Nou. Një fitore me shumë peshë kjo për Barcelonën që e ngushtoi në 5 pikë diferencën me Atleticon, ndërkohë që kjo diferencë mund të shkojë në 2 pikë nëse Barça fiton edhe ndeshjen e prapambetur. Ndaj Getafes më i miri në fushë për Barcelonën ishte kapiteni Lionel Messi i cili shkëlqeu me 2 gola dhe 1 asist. Autogoli i Chayka dhe golat e realizuar në fund nga Araujo dhe Griezmann vulosën fitoren e Barcelonës. Për Getafen golat mbajnë firmat e Lenglet që shënoi në portën e tij, dhe Enes Unal që rihapi sfidën me një penallti në minutën e 69-të.



Source link

Share

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Contact Us