Spezia ndal Interin, por titulli është një formalitet, Juve rikthehet te fitorja!

Spezia ndal Interin, por titulli është një formalitet, Juve rikthehet te fitorja!



Pas 11 fitoresh rresht, Interi i Antonio Contes regjistron barazimin e dytë radhazi. Zikaltrit u ndalën nga Spezia e Ismajlit në transfertë në një ndeshje të dominuar nga Interi por që nuk shkoi më shumë se një barazim 1-1. Ishin vendasit e Spezias që kaluan të parët në avantazh me Diego Farias që mposhti Handanovic me një goditje nga distanca pas 12 minutash lojë. Pas disa tentativave në të 39-ën erdhi edhe goli i zikaltërve me Perisic që shfrytëzoi asistin e Hakimit. Në pjesën e dytë Interi shpërdoroi pafund me Lukakun ndërkohë të cili iu anulua dhe një gol për një pozicion jashtë loje por edhe me Lautaro Martinez i cili goditi edhe shtyllën në një tentativë nga distanca ndërkohë që gjithashtu iu anullua edhe një gol për pozicion jashtë loje. Por pavarsisht barazimit Interi e thelloi diferencën me Milanin e vendit të dytë në +10 dhe 6 javë para fundit titulli i 19-të në histori është më pranë se kurrë për zikaltrit.

Juventusi u rikthye te fitorja në Serie A pasi mposhti 3-1 me përmbysje Parmën në javën e 32-të duke u ngjitur përkohësisht në vendin e 3-të të renditjes një pikë pas Milanit të vendit të dytë. Juventus-Parma ishte sfida e golave të mbrojtësve pasi për bardhezinjtë shënuan dy lojtarë të prapavijës. Në fakt dueli i Allianz Stadium u zhbllokua nga një supergol i Brugman që la të shtangur Buffonin me një goditje standarte në minutën e 25-të duke kaluar Parmën në epërsi. Gjithsesi Juventusi arriti të reagonte dhe barazoi para pushimit me një gol të bukur të Alex Sandros. Ishte sërish mbrojtësi brazilian në fillimin e fraksionit të dytë ai që përmbysi shifrat teksa shënoi pas asisitit të Cuadrados. Fitoren e Juventusit e vulosi holandezi De Ligt me golin e 3-1 pas një goditjeje me kokë në minutën e 68-të. Parma me këtë humbje thuajse e ka prerë biletën për në Serie B pasi është 11 pikë pas Beneventos së vendit të 17-të. U mbyll ndërkohë në barazim 1-1 sfida mes Bolognas dhe Torinos, me Barrow që realizoi në pjesën e parë për kuqeblutë ndërkohë që Mandragora i dha një pikë të vlefshme në garën për mbijetesë Torinos me golin e barazimit të realizuar në minutën e 58-të.



Source link

Share

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Contact Us