Rama nuk kursen batutat nga Lushnja: S’po i them hajde bëjmë krushqi bashkë, unë jam martuar ka marrë fund…

Rama nuk kursen batutat nga Lushnja: S’po i them hajde bëjmë krushqi bashkë, unë jam martuar ka marrë fund…


Kreu i qeverisë ndodhej këtë të mërkurë në Lushnje ku ka zhvilluar një takim elektoral me qytetarë të shumtë.

Kryeministri nuk ka kursyer as batutat ironizuese kundrejt Lulzim Bashës, për premtimet që ky i fundit ka bërë nëse do të fitojë në zgjedhjet e 25 prillit.

“Taksën e kanë zero, nuk më duhen mua, e ça problemi ka, unë s’po i them hajde bëjmë krushqi bashkë, unë jam martuar ka marrë fund, unë më fund e zgjidha u martova. Nuk ju pëlqejnë tutat çitjanet këtyre. Se pëlqejnë Erjon Braçen se bërtet vërtet, ule zërin të rrijë Erjoni aty. Ja vlen të rrisësh taksën tënde që Luli të shkojë të flejë në Kryeministri, s’ka krevat Luli në shtëpi? E do ti, merre fute fute aty poshtë banakut. Që ky do ta gjej një premtim, po çfarë si do e uli poshtë zeros, tani thotë unë do jua rris do e bëj 0.5 po do ju jap nga 1000 euro në muaj, po a ka laps që e nxjerr këtë llogari. Se më kujtohet kur thoshte do të ul çmimin e bukës. Me këto premtime Shqipëria është djegur shpesh herë, ndërkohë që unë ju them punë e punë dhe do arrijmë së bashku majën. Bëni kujdes se 9 bëhet 6, 6 bëhet 9 prandaj robi nuk ja ka gjet kurrë fillin dhe e ka bërë 69 numrin e djallit. Shkon në djall kush voton 6 ose 9, prandaj në 25 prill 12 e pavarësisë e Shqipërisë, si 12 yjet e flamurit të Evropës dhe ne e dimë aritmetikën”, tha Rama.

Rama nuk ka kursyer as ‘sulmet’ për Sali Berishën.

“E do Lulin ti, ja se erdha. Mbase u bëra i mërzitshëm duke folur me këtë tonë. Po për ato kafshët e parkut do mendoni, do i lini në dorën e tyre. Mbani mend që tmerruan pelikanë e zogj ikën nga Shqipëria, i bën copash. Sot është kthyer jeta në parkun kombëtar, numri i vizitorëve rritet e rritet. Çdo ditë do të dëgjohen dhjetëra gjuhë të botës.

Njerëzit do të shkojnë dhe do të jenë mikpritës të turistëve, të gjithë këto produkte do të shërbejnë për
Këtu e keni njohur mirë Rrapush Xhaferrin, është pritur me këngë e valle këtu, nuk është Rrapush Xhaferri është një nga format, një nga fytyrat dhe personazhet që shfaqen për të qenë korrierët e atij zërit të brendshëm që ju thotë shqiptarëve se ky vend nuk bëhet vetëm që shqiptarët mos të bëhen. Rrapush Xhaferri çonte nëpër qytete edhe thoshte punoni tokën jeni në vete ju, ikni në kafe, më jepni lekët mua edhe ikni pini kafe. Thoshte më jep 1 unë të jap 2. Gratë e shkreta e dinë se ç’kanë hequr atë kohë, u bë Shqipëria si vend bizhozi. Të gjithë me dy gishta te Saliu dhe merrnin nga dy te Xhaferri. Kur erdhi dyshja e javës të ardhshme erdhi Sudja dhe tha mbaroi loja. Edhe Luli është një formë tjetër e këtij personazhi edhe vjen e thotë xhaxha je i mërzitur s’ke faj 8 vjet ta morën shpirtin, s’të rritën pensionin më jep votën se ta dyfishoj unë.

Ata duan që të vijë PD dhe pastaj edhe një herë nga e para bingo për të gjithë kalamajtë dhe sherr e shamat mes grave dhe burrave. Aty brenda atyre makinave ishin punonjës policie, ju kujtohet sa oficerë policie janë vrarë në kohën e tyre, brenda në makina janë ata të tatimeve”, tha më tej Kryeministri.


Top Channel





Source link

Share

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Contact Us