Përplasje me armë në Elbasan, vritet Pjerin Xhuvani, plagosen 3 persona të tjerë


Një person ka mbetur i vrarë në Elbasan këtë të mërkurë. Ngjarja ka ndodhur në lagjen “5 Maji”. Viktima mësohet se është Pjerin Xhuvani, ish-kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, por i akuzuar nga opozita si pjesë e strukturave të Partisë Socialiste në këtë qytet, së fundmi.

Në vendngjarje janë mbledhur forca të shumta policie dhe 4 autoambulanca, pasi raportohet se ka mbetur i plagosur edhe një efektiv i Policisë dhe dy persona të tjerë.

Partia Demokratike shqiptare pretendon se pranë selisë së saj në këtë lagje është konstatuar një makinë dhe personat që ishin në të, shpërndanin para në këmbim të premtimit për vota.

Në përplasje janë përfshirë të paktën 6 persona.

Drejt qytetit janë nisur Forcat Speciale.

Gazetari Julian Kasapi raporton se është identifikuar edhe një person i dyshuar si i përfshirë në ngjarje, Kelmend Xh., 44-vjeçar, por ende nuk dihet roli i tij në këtë përplasje.



Source link

Share

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Contact Us