Investigimi/ Bandat rumune të trafikut që blejnë minorene për t’i përdhunuar në Britani (fotot)

Investigimi/ Bandat rumune të trafikut që blejnë minorene për t’i përdhunuar në Britani (fotot)


Eksperti i mafias Radu Nicolae besonte se i kishte dëgjuar të gjitha më parë, kur shkoi për të biseduar me trafikantët në një nga burgjet më të ashpra të Rumanisë.

Por teksa dëgjonte historitë e tmerrit të trafikantëve të minoreneve si prostituta, apo kur prindërit dorëzonin bijat e tyre te tutorët për t’i shitur në Britani, edhe ai nuk e përmbante dot përçmimin.

“Ata i vihen vajzave të reja, sa më të reja, minorene,” thotë Radu në një intervistë me britaniken ‘Sun Online’.

“Unë i pyeta ‘përse i gjurmoni vajzat 14, 15 apo 16-vjeçare?’ Ata thanë se klientët paguajnë më shumë dhe kthehen më shpesh për vajza të reja. Një prej tyre më tha se kishte blerë një vajzë 15 vjecare nga prindërit e saj, madje kishte paguar që babai ta sillte vetë në apartamentin e tij në Austri”.

Radu thotë më tej: “Ai kishte paguar 3,000 euro kur normalisht do të kishte paguar rreth 1,500 euro për një minorene, por ishte tepër e rrezikshme që ai të udhëtonte me vajzën”.

“Asaj nuk i pëlqente që po trafikohej, kështu që ishte më e sigurtë që babai i saj ta sillte përtej kufirit drejt destinacionit final, që ndoshta ishte Anglia”.

Nicolae shton më tej se ishte përpjekur të përgatitej psikologjikisht për bisedat me trafikantët e dënuar, por përsëri ishte shtangur.

“Dukej qartë që këta njerëz nuk kishin asnjë simpati për qeniet e tjera njerëzore. Ata trajtonin gratë si kafshë, si objekte nga të cilat të nxirrnin para, prandaj nuk besonin se kishte diçka të gabuar në atë që bënin”.

Investigimi i “TheSun” për trafikimin e minoreneve vjen pas një paralajëmrimi të Komisionit Evropian  për rritje të shumëfishtë të nxjerrjes ilegale të të miturve nga vendi, në krahasim me shifrat e vitit  2016.

Ndërkohë bastisjet e policisë në Britani tregojnë se 86 përqind e grave që punojnë në bordello janë nga Rumania.

Industria e seksit në Britani është e mbushur me histori të vajzave të mitura rome që shesin trupin e tyre për para.

Ato trafikohen që të vogla dhe detyrohen të bëhen pjesë e industrisë së seksit nga banda të uritura për para, që i marrin atyre çdo qindrkë. Sipas llogaritjeve çdo prostitutë arkëton 500 deri në 700 paundë në natë nga disa klientë, dhe tutorët e tyre marrin rreth 12,500 paundë në muaj apo 135,000 paundë në vit nga një vajzë e vetme.

Vajzat e konsiderojnë veten e tyre “të përdala” teksa udhërohen me dhunë të dorëzojnë të gjitha paratë, te burrat që i kanë vjedhur ato nga familjet që kur ishin fëmijë.

Ndërsa në Rumani, ekspertët thonë se në lojë janë aq shumë para, sa trafikantët kanë korruptuar dhe zyrtarët e qeverisë.

Vijon nesër mbrëma …