Fiorentina rigjen “buzëqeshjen”, mbijetesa më pranë!

Fiorentina rigjen “buzëqeshjen”, mbijetesa më pranë!



Fiorentina rigjen buzëqeshjen. Pas 2 humbjeve të njëpasnjshme dhe 4 ndeshjeve pa fitore, vjollcët ja dolën të rigjenin fitoren në transfertën e Bentegodit ndaj Veronës me rezulatin 1-2. Takimi nisi më mirë për veronezët që patën disa shanse ,por Dragovski ishte ai që evitoi golin në disa raste. Në fundin e pjesës së parë Fiorentina që kishte provuar fare pak gjeti mundësinë për të realizuar, Bonaventura fitoi një penallti pas një aksioni mjaft të bukur të Venutit. Vlahovic nga pika e bardhë u tregua i saktë duke shënuar golin e 16-të në këtë kampionat.

Në pjesën e dytë Verona u mundua por nuk u shfaq shumë herë para portës teksa në anën tjetër nga një pozicion standart skuadra vjollcë shënoi të dytin me Martin Caceres, i cili shfrytëzoi një top të mbetur vakant në zonë. Verdheblutë reaguan dhe Edie Salcedo me kokë rihapi sfidën duke shënuar edhe të parin personal në këtë sezon të Serisë A. Veronezët provuan të rikthenin ekuilibrat, por toskanët u mbrojtën mirë duke rigjetur fitoren dhe duke u shkëputur momentalisht me 8 pikë nga zona e ftohtë e renditjes, ndërsa Verona pëson humbjen e 6-të në 7 ndeshje e fundit dhe të 4-ën radhazi në shtëpi.



Source link

Share

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Contact Us