Basha në Tepelenë: Qeveria e pas 25 prillit do të jetë e të gjithë shqiptarëve


Në stacionin e tretë të turit Jug-Veri, kryedemokrati Lulzim Basha u ndal në Tepelenë, ku është pritur me entuziazëm nga të rinjtë që kishin dalë me makina në hyrje të qytetit.

Përpara qytetarëve, kreu i opozitës tha se vota për numrin 9, është për të ndalur dështimin për herë të tretë, për të mbrojtur lumin Vjosa nga shkatërrimi, ndalimin e zbrazjes së fshatrave të Kurveleshit nga emigracioni dhe për statusin e minatorëve te Memaliajt.

Qeveria e pas 25 prillit, tha Basha, do të jetë e të gjithë shqiptarëve. Basha tha se Rama dështoi në 8 vitet e qeverisjes dhe për këtë shkak shqiptarët nuk duhet t’ia hapin derën për herë të tretë.

“Mos ia hapni derën të keqes për herë të tretë! Votoni 9 për ndryshim! Ai që nuk bëri asgjë për 8 vite, nuk bën do më asgjë. Tepelena nuk e pranon dështimin për herë të tretë”, u shpreh Basha.

Fjala e plotë e Bashës
 Rrugëtimi ynë sot ka nisur nga jugu e do të përfundojë në veri. Ka nisur nga Saranda e do të përfundojë në Tropojë. Por jo, nuk do të ndalet aty. Ditë pas dite, deri më 25 prill, deri sa ne këtë energji ta kthejmë në votë për ndryshim, votë për numrin 9, votë për Shqipërinë, votë për Tepelenën, votë për Labërinë, votë për Shqipërinë, votë për shqiptarët. Jam i mbushur me entuziazëm, sepse entuziazëm, shpresë, besim tek ndryshimi, shoh në sytë e çdokujt që takoj. Të nënave për fëmijët e tyre, të baballarëve që kërkojnë siguri për të ardhmen e familjeve të tyre.

Ndaj ju ftoj që këtë energji ta konsiderojmë të pakufi, t’i hapim e t’i zgjerojmë radhët e bashkimit për ndryshim, të aleancës së fitores së gjithë Shqipërisë dhe gjithë shqiptarëve e të mirëpresim aty të gjithë vëllezërit dhe motrat tona të cilët presin me padurim ndryshimin, ndryshimin e vërtetë për çdo shqiptar. Kudo në këto ditë e në këto javë të jashtëzakonshme takoj nëna të shqetësuara për fatin e fëmijëve të tyre, që janë apo qe duan të largohen apo të tjera të mbushura me sytë me lot nga fëmijët e larguar në emigracion për shkak të tetë viteve dështim. Tetë viteve premtime të pambajtura, tetë viteve të mbushura me gënjeshtra. Tepelena nuk i duron gënjeshtrat, Përmeti dhe Këlcyra, Memaliaj nuk i durojnë gënjeshtrat.

Këto treva krenare që kanë prodhuar figurat më historike si Ali Pasha e vëllezërit Frashëri. Nuk mund të pranojnë tetë vjet gënjeshtra dhe pastaj të njëjtin dështim , të trokasë për herë të tretë në duart e punonjësve dhe bujqve e banorëve të Memaliajt, Kelcyrës dhe Përmetit. Por ai që ju la tetë vite dhe numëro po vjen prapë, po troket prapë, mos ja hapni derën të keqes për herë të tretë. Ai që nuk bëri asgjë për tetë vite nuk bën dot më asgjë. Nënat që takoj duan shkollim dhe punësim për fëmijët e tyre, baballarët duan vende pune të sigurta, paga më të larta, fermerëve duan subvencione mbështetje, siç marrin vëllezërit tanë në Kosovë apo në Maqedoninë e Veriut. Ju doni dhe meritoni që pasuria më e madhe në botë, uji të jetë pasuri dhe bekim për familjet tuaja. Ja tek shtrihet Vjosa. Vjosa e bukur, një nga bukuritë përrlat e bukurisë Shqiptare, një nga përrlat e mitologjisë dhe ky burim i pashtershëm uji, duhet të kthehet në një burim pasurie duke bërë të mundur që Tepelena, Memaliaj, Këlcyra, Përmeti, e gjithë kjo zonë të përfitoj nga turizmi, nga zhvillimi, nga mikpritja që është tradita juaj. Por nuk e harroj as Kurveleshin ku 8 vite dështime pothuajse i kanë zbrazur fshatrat.

Fshatrat e Kurveleshit ku janë pothuajse 90% e banorëve të larguar për shkak të mungesës totalë të mbështetjes. E di fare mirë. Ju e dini e njoh fare mirë Nga Bënça, në Nivicë e Rexhinë. E dini që bashkë e filluam rrugën sot po ju them bashkë do ta vazhdojmë deri në Borsh rrugën e bregut që do ta lidhë Tepelenën e Kurveleshin me trevën e bregut e do të bëj të mundur që zemra e shqiptarisë, zemra e Labërisë të jetë zemra e zhvillimit ekonomikë dhe e turizmit për çdo shqiptarë. Sepse qeveria jonë do të jetë qeveri e gjithë shqiptarëve. Vëllezër e motra, zonja dhe zotërinj 8 vite i kanë lënë në baltë të gjithë shqiptarët. I kanë lënë në baltë të djathtë e të majtë ndaj dhe braktisin Tepelenën, Kurveleshin, shtëpitë e tyre. Të djathtë e të majtë, sot ju them, bashkohemi të gjithë bashkë për ndryshim, duke votuar Aleancën për Ndryshim. Sepse nuk ka ndryshim, pa e larguar atë që 8 vite e la Shqipërinë në vendnumëro, atë që për 8 vite nuk bëri asgjë dhe nuk u kujtua për asgjë tjetër përveçse thumba, batuta, arrogancë dhe tallje në kurriz të prindërve, në kurriz të fëmijëve, në kurriz të familjeve shqiptare.

I them sot çdo shqiptari, unë do të jem kryeministri i të gjithë shqiptarëve pa dallime politike. Programi ynë, plani ynë i punës do të bëjë të mundur zhvillimin ekonomik, punësimin, pagat, mbështetjen e fermerit shqiptar, që të jetë edhe ai kryelartë dhe po kaq i mëkëmbur nga ana financiare dhe ekonomike sa vëllezërit e tyre në Kosovë. Por, që ndryshimi të bëhet i mundur, këtë e keni në dorë ju. Që ndryshimi të vijë, duhet të jemi bashkë me 25 prill dhe të votojmë numrin9. Votoni numrin 9 për fëmijët tuaj, votoni numrin 9 për familjet tuaja, votoni numrin 9 për punësim, për paga, pensione dhe dinjitet. Për ndryshimin e vërtetë votoni numrin 9, sepse vetëm kështu do të bëjmë realitet shpresat tuaja për ndryshim. Besimin tuaj të palëkundur tek vetvetja, tek familjet dhe besimin e atyre që është lëkundur nga 8 vite 8 vite keqqeverisje, 8 vite vendnumëro, e keqa troket për herë të 3-të në derë.

A do t’ia hapë Tepelena derën të keqes? 4 vite të tjera si këto që shkuan do të jenë shkatërrimtare për Shqipërinë, do të jenë fatale për Tepelenën, për Kurveleshin. Nuk është zgjidhja që të sjellim punëtorë nga Bangladeshi në Kurveleshin dhe Shqipërinë e zbrazur nga shqiptarët zgjidhja është të sjellim investimet në Tepelenë, në Kurvelesh, në Përmet, në Këlcyrë, në Memaliaj anë e mbanë Shqipërisë. Pra, ta mbajmë këtu rininë tonë të mrekullueshme. Ju drejtohem në veçanti ju ish-minatorë dhe minatorë në pension të zonës së Memaliaj, me të njëjtin mesazh që dhashë nga Bulqiza, me të njëjtin mesazh që dhashë nga Prrenjasi, brenda 6 muajve të parë statusi i minatorit, statusi i atyre që kanë kaluar jetën e tyre nën tokë, përfshirë afro 14 mijë pensionistë minatorë do të negociohet dhe do të miratohet nga qeveria e ndryshimit që do të votoni me 25 prill.

Vëllezër dhe motra bashkë për ndryshim. Ky besim, ky entuziazëm, kjo shpresë nuk do ndalet deri në 25 prill. Ju ftoj minutë pas minute ta vazhdojmë këtë maratonë të shpresës. Ta vazhdojmë krah për krah këtë marsh drejt ndryshimit. Për shpresën që ndizet e rindizet në zemrat e çdo familje shqiptare më 25 prill votoni numrin 9. Për fëmijët e shqiptarëve, për të ardhmen e tyre, për dritën e syrit të prindërve shqiptarë votoni numrin 9. Për ti dhënë fund poshtërimit, halleve, varfërisë fermerëve shqiptarë. Për ti sjellë ata në një hap me vëllezërit tanë nga Kosova, me fermerët e Maqedonisë, për ti bërë krenar për djersën e ballit. Për ti bërë që të shijojnë pasurinë, për të cilën punojnë nga mëngjesi deri në dark, votoni numrin 9. Për Shqipërinë drejt Europës, për hapjen e negociatave, për Shqipërinë anëtare të Bashkimit Europian votoni numrin 9! Bashkë për ndryshim, votoni numrin 9! Shqipëria fiton! Fitore!

14


Etiketa: , , , ,




Source link

Share

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Contact Us