Shpërthen trajneri i njohur – Bota Sot



Shumë figura të njohura të futbollit po dalin hapur kundër idesë së Superligës europiane. Kundër këtij kompeticioni ka dalë edhe trajneri i njohur rumun Mircea Lucescu.

Tekniku, i cili aktualisht drejton Dinamon e Kievit është shprehur se Superliga europiane do të ishte një mëkat, sepse e vret shpirtin e garës.

Sipas Lucescut, futbolli është sport i popullit dhe jo i disa personave të caktuar që duan ta kthejnë në biznes.

“Do të ishte mëkat. Futbolli nisi si një sport i popullit dhe jo si biznes i disa personave të caktuar. Ishte nje sport punëtorësh në Angli. Ashtu nisi dhe ashtu u rrit. Po zhduket gjëja më e rëndësishme, shpirti i garës!”, përfundoi Lucescu.



Source link

Share

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Contact Us