Maqedonia e Veriut/ Prokuroria pretendon se ka sekuestruar prona të Gruevskit, ish-kryeministri: Nuk janë të miat, i kisha me qera – Balkanweb.com

Maqedonia e Veriut/ Prokuroria pretendon se ka sekuestruar prona të Gruevskit, ish-kryeministri: Nuk janë të miat, i kisha me qera – Balkanweb.com


MAQEDONI E VERIUT

Prokuroria Publike në Maqedoninë e Veriut pretendon se ka sekuestruar pronat e ish-kryeministrit, Nikola Gruevski i cili prej kohësh qëndron në azil në Hungari.

Gruevski është i dënuar në Maqedoninë e Veriut me 2 vite burg për rastin e blerjes së një makine 600 mijë euro kur ishte kryeministër, me paratë publike.

Nga ana tjetër sekuestroja ka të bëjë me 1 tokë dhe 2 apartamente. Për këtë rast ka reaguar vetë ish-kryeministri në një reagim zyrtar në FB, duke thënë se këto prona i kishte marrë me qera dhe nuk janë të tiat apo të të afërmve të tij.

Ai paralajmëron se nuk ka prova, ndërkohë thotë se Prokuroria do të fusë aty dëshmitarë të rremë kundër tij.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb





Source link

Share

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Contact Us