Foshnjet nga nënat e infektuara me COVID, nuk do të marrin virusin përmes qumështit të gjirit

Foshnjet nga nënat e infektuara me COVID, nuk do të marrin virusin përmes qumështit të gjirit


Një studim i ri ofron më shumë siguri që nënat e infektuara me SARS-CoV-2 mund të ushqejnë me gji në mënyrë të sigurt foshnjat e tyre.

Studimi i 55 foshnjave të lindura nga nënat me COVID-19 zbuloi se asnjë nga ta nuk u prek nga virusi edhe pse shumica filluan të merrnin qumështin e gjirit në spital shkruan MedicalxPress përcjell Gazeta Shneta.

Studiuesit thanë se gjetjet mbështesin këshillat ekzistuese nga autoritetet e shëndetit publik. Vitin e kaluar, Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) tha se nënat me COVID-19 të dyshuara ose të konfirmuara mund të vazhdojnë ushqyerjen me gji.

Qendrat Amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve kanë thënë se qumështi i gjirit “nuk është një burim i mundshëm” i transmetimit të SARS-CoV-2 dhe se nënat e infektuara mund të ushqejnë me gji për aq kohë sa marrin disa masa paraprake.

Për të mësuar më shumë rreth komplikimeve të shtatzënisë KLIKO KËTU.

“Nëse lani duart dhe vishni një maskë, nuk ka asnjë arsye që nuk mund të jepni gji”, tha Dr. Marcel Yotebieng, një profesor i asociuar në Kolegjin e Mjekësisë Albert Einstein në New York City.

Tre të katërtat e foshnjave u dha qumësht gjiri gjatë qëndrimit në spital, dhe madje edhe më shumë se 85%  u ushqyen me gji pasi shkuan në shtëpi. Askush nuk u infektua me koronavirus, bazuar në testet e depistimit të bëra dy ose tre javë pas daljes nga spitali.

Më herët në pandemi, spitali i Jeruzalemit kishte një politikë të ndarjes së të porsalindurve nga nënat e tyre pozitive SARS-CoV-2. Për shkak të kësaj, foshnjave në këtë studim iu dha qumështi i gjirit i pompuar me shishe.

Por, sipas ekspertit të studimit Dr. Shlomai tha që nuk duket më e nevojshme, për sa kohë që ndiqen masa mbrojtëse si mbajtja e maskës dhe larja e duarve. /Gazeta Shneta/



Source link

Share

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Contact Us