Egjipt, disa të vdekur nga dalja e trenit nga binarët

Egjipt, disa të vdekur nga dalja e trenit nga binarët


Të paktën tetë persona humbën jetën dhe më shumë se 100 u lënduan pasi katër vagonë ​​u përmbysën si rezultat i daljes së trenit të pasagjerëve nga binarët në Qalyubia të Egjiptit.

Sipas Drejtorisë së Hekurudhave të Egjiptit, treni i pasagjerëve Kajro-Mansura me numër 949 doli nga shinat në qytetin e Qalyubia dhe katër vagonë ​​u përmbysën, transmeton (AA).

Sipas informacionit të marrë nga një zyrtar nga drejtoria, i cili ka folur në kushte anonimiteti, tetë persona humbën jetën dhe më shumë se 100 u lënduan.

Në vendin e ngjarjes janë dërguar shumë ambulanca.

Ndryshe, 32 persona humbën jetën dhe 66 u lënduan në një aksident hekurudhor që ndodhi në Egjipt më 26 mars.


Top Channel





Source link

Share

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Contact Us