Montpellier i merr pikën Lilles në transfertë, “buzëqesh” PSG

Montpellier i merr pikën Lilles në transfertë, “buzëqesh” PSG



Lille ndalet pas dy fitoreve radhazi, duke konfirmuar problemet që ka në shtëpi në këtë vit 2021, ku ka fituar vetëm 3 nga 8 ndeshje të zhvilluara në stadiumin e saj. Montepllier ia doli të frenonte kryesuesit e kampionatit në një barazim 1-1, duke e dërguar në 15 numrin e ndeshjeve radhazi pa humbje në të gjitha kompeticionet.

Sfida nisi me emocione, e megjithëse Lille ishte më kërkuese, golin e shënoi Montepllier. Asisti i Labord u shfrytëzua nga Delort, që e dërgoi në rrjetë. I 12-ti në këtë kampionat për sulmuesin.

Vendasit nuk gjetën dot një kundërpërgjigje në pjesën e parë, ndërkohë që e filluan shumë mirë segmentin e dytë, duke i shkuar pranë golit me një diagonale të Andre, që u përplas në shtyllë. Lille vazhdoi të ngulmonte dhe e gjeti barazimin 5 minuta para fundit. Luiz Araujo, i aktivizuar në pjesën e dytë, u tregua i përsosur, duke e dërguar topin pas krahëve të, deri në atë momente, të pathyeshmit Omlin. Pavarësisht sulmit përfundimtar të vendasve, nuk pati më ndryshim rezultati. Lille shkon në kuotën e 70 pikëve dhe do të vijojë të kryesojë edhe në fund të kësaj jave të 33-të, pavarësisht se si do të dalin rezultatet e tre rivalëve, PSG, Monaco e Lyon.

 



Source link

Share

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Contact Us