Ngjarjet e datës 16 prill


Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD), me përkrahje të Departamentit të Shtetit Amerikan – Byrosë së Narkotikëve Ndërkombëtar dhe Çështjeve të Zbatimit të Ligjit (INL) dhe NED-it, publikon raportin: “Cenimi i integritetit të Këshillave nga Këshillat-Raporti i monitorimit të Këshillit Gjyqësor dhe Prokurorial në vitin 2020. (Platforma “Zoom”, ora 10:00)

Fillojnë punimet për rregullimin e infrastrukturës së Lumit Llukac në Gjakovë. (Gjakovë, ora 10:00)

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka dhe koordinatori i Agjencisë Turke për Bashkëpunim dhe Koordinim (TIKA), Cihan Dinçer do të bëjnë shpërndarjen e pakove ushqimore dhe higjienike për familjet në nevojë, të dhuruara nga TIKA. (Gjimnazi “Gjon Buzu- Prizren, ora 11:00)

Në Gjakovë fillon aksioni per mbjelljen e 1600 fidanëve. Merr pjesë edhe kryetari Ardian Gjini. (Gjakovë, ora 12:00)

Mbahet seanca ndaj Ukë Rugovës dhe të tjerëve. (Departamentin për Krime të Rënda të Gjykatës Themelore në Prishtinë, ora 13:15)

Drejtori i Urbanizmit dhe Planifikimit Hapësinor në Prizren, Beni Kizolli mban konferencë për media në lidhje me banimin kolektiv në rrugën “Ardian Zuranxhiu”. (Objekti i Komunës, ora 14:00)

Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu mban konferencë për medie. (Ndërtesa e Qeverisë ish-Rilindja – Salla e konferencave, ora 15:30)



Source link

Share

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Contact Us