Debat i ashpër në studion e “Breaing”/ Zheji: Ore, ke probleme me sklerozën ti? Ngjela: Nuk bëj debat me papagall unë!

Debat i ashpër në studion e “Breaing”/ Zheji: Ore, ke probleme me sklerozën ti? Ngjela: Nuk bëj debat me papagall unë!


Një debat i ashpër ka lindur në studion e “Breaking” në Top News, mes avokatit Spartak Ngjela dhe analistit Artur Zheji, ku po diskutohet për ftesën që kryeministri Rama i bëri ditën e djeshme kryedemokratit për bashkëpunim pas zgjedhjeve të 25 prillit.

Analisti Artur Zheji është shprehur se PD ka rikuperuar 200 mijë vota të humbura në vitin 2017, ndërsa Rama kërkon që të demoralizojë elektoratin e PD.

Ndërkohë që, në anën tjetër, avokati Spartak Ngjela me tone të larta thotë se ambasadori rus kërkon ndryshim, gjë që nuk do të ndodhë.

Fill pas kësaj ka nisur një debat i ashpër mes tyre dhe avokati Ngjela është larguar nga lidhja live.

Pjesë nga debati:

Artur Zheji: Kjo është thjesht një tentativë për diversion, reagimi i Bashës është i qartë. PD ka rikuperuar 200 mijë vota të humbura në vitin 2017. Rama kërkon që të demoralizojë elektoratin e PD.
Spartak Ngjela: Ore jeni në politikë ju apo jeni në interesa. Ambasadori rus tha që presim ndryshim. Nuk fiton dot Moska këtu, as Athina nuk e marrin dot kalanë se ka ardhur Clinton aty, e kuptoni apo jo.
Artur Zheji: Pusho kujt i drejtohesh kështu avokat, po flet pa lidhje!
Spartak Ngjela: Nuk bëj debat me papagall, s’po bëjmë dialog. Ambasadori rus kërkon ndryshim, nuk do të ndodhë.
Artur Zheji: Ke probleme me sklerozën sepse s’mund të ngatërrosh Yuri Kim me ambasadorin rus. Ti mos u merr me mua, bëhu serioz siç ke qenë, as mos fyej se nuk të fyeva. Yuri Kim kërkoi ndryshimin dhe jo ambasadori rus. Vazhdo monologun tënd tani.


Top Channel





Source link

Share

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Contact Us