Vaksina Oxford/AstraZeneca duhet të vazhdojë përdorimin e saj, thotë OBSh-ja

Vaksina Oxford/AstraZeneca duhet të vazhdojë përdorimin e saj, thotë OBSh-ja


Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSh) vaksina AstraZeneca, por edhe vaksinat tjera të autorizuara, duhet të vazhdojnë përdorimin e tyre.

“Në ndërkohë, është e rëndësishme të vazhdohet administrimi i vaksinës AstraZeneca atje ku ato janë të disponueshme.Pothuajse 200 milionë njerëz në gjithë botën kanë marrë vaksinën AstraZeneca dhe raportet e efekteve anësore janë shumë të rralla”, tha Dr.Carissa Etienne, transmeton Gazeta Shneta.

Raportet e mpiksjes së gjakut mes individëve janë tashmë duke u shqyrtuara, dhe sipas Etienne priten rekomandime shtesë shkruan CNN.

Katër vaksinat e autorizuara nga OBSh-ja; Pfizer, Johnson&Johnson dhe dy versionet e vaksinën AstraZeneca, tashmë po ndihmojnë në parandalimin e sëmundjeve të rënda.

“Këto vaksina mund të shpëtojnë jetën tuaj, miqve dhe familjes suaj”, tha ajo./GazetaShneta/



Source link

Share

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Contact Us