Brdaric: Kupa mundësi për Europën, nuk e lëmë të na ikë

Brdaric: Kupa mundësi për Europën, nuk e lëmë të na ikë


Thomas Brdaric foli me optimizëm para sfidës gjysmëfinale të Kupës së Shqipërisë, me Laçin në “Loro Boriçi”.

“Është si një finale, nuk luhet për pikë. Duhet kujdes, është vetëm një ndeshje dhe mund të shkojë më shumë se 90 minuta. Laçi është ekip me eksperiencë dhe me cilësi, por e di që skuadra ime është e motivuar dhe nëse fitojmë shkojmë në finale. Jemi përgatitur ndryshe për këtë duel dhe jemi gati të bëjmë më të mirën”.

Grintë dhe agresivitet :“Duhet të përballemi me ta me të njëjtën ego, duhet grinte dhe agresivitet. Strategjia që përdorëm në Laç ishte e duhura. Tani luajmë në “Loro Boriçi” dhe është një ambient ndryshe dhe fushë më e madhe. Duhet të bëjmë diçka ndryshe, jemi përgatitur”.

Mungesat: “Do ta shohim në seancën e fundit kush do të jetë dhe kush jo. Lojtarët janë të motivuar dhe do të hedh në fushë ata që janë 100 për qind gati dhe që janë të aftë për të na dhënë fitoren”.

Pjesëmarrja në Europë: “Kupa rruga më e shkurtër për Europën? Kjo është një mundësi për Europën. I kemi të gjitha mundësitë për të fituar dhe nuk do e lëmë këtë mundësi të na ikë. E kuptoj që në Shkodër është e rëndësishme të shkojmë në Europë dhe ne do t’i shfrytëzojmë të gjitha mundësitë, në Kupë dhe kampionat”.


Top Channel





Source link

Share

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Contact Us