Ylli i ‘I vetëm në shtëpi’, baba për herë të parë

Ylli i ‘I vetëm në shtëpi’, baba për herë të parë


Revista Esquire zbuloi se Brenda Song dhe Macaulay Culkin kanë mirëpritur ditën e sotme, 12 prill, fëmijën e tyre të parë, një vajzë. Foshnja do të quhet Dakota, duke marrë emrin e motrës së ndjerë të aktorit.

39-vjeçari ka folur dhe më parë për dëshirën për të krijuar një familje me ish-yllin e Disney, 31-vjeçaren Brenda.

“Po përpiqemi ta bëjmë të funksionojë. Asgjë nuk të ndez më shumë sesa kur gruaja jote hyn në dhomë dhe thotë ‘Zemër, jam duke ovuluar’ “, u shpreh ai për Esquire në 2020-ën.

Ju të gjithë e njhini Culkin, nga roli i til si Kevin McCallister në “Home Alone”, por edhe Brenda Song nuk është e panjohur.

Ju kujtohet “London Tipton”, miliarderja e përkëdhelur në serialin “The Suite Life of Zack & Cody”?

Po, koha fluturon!






Source link

Share

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Contact Us