Vdes në qeli vrasësi i grave që gjente në njohjet e reja/ Të burgosurve të tjerë u jepte numrat e kontaktit (fotot)

Vdes në qeli vrasësi i grave që gjente në njohjet e reja/ Të burgosurve të tjerë u jepte numrat e kontaktit (fotot)


Një burrë që priste gjyqin për vrasjen e një gruaje gjatë një sesioni seksual drogash e alkooli, i jepte të burgosurve lista me numrat e femrave me të cilat ata “mund të shkonin”, para se të gjente vdekjen në qeli.

52 vjeçari Dennis James Pietrobon, kishte vrarë Nicole Cartwright në ditëlindjen e saj të 32-të, para se të hidhte trupin e saj në një kënd lojrash për fëmijë në brigjet veriore të Sydney, Australi.

Ai u gjet i vdekur në qelinë e tij në burgun e kompanisë private Parklea pak pas Pashkëve, dhe detajet e vdekjes së tij ende nuk janë zbuluar nga autoritetet.

Një i burgosur që u bë mik me Pietrobon tha për ‘Daily Mail Australia’, se burri i divorcuar i kishte dhënë një listë të shkuar me dorë me emra dhe numra telefoni.

Ish-i burgosuri tregon: “Një ditë ai mu afrua dhe më një listë me emra e numra telefoni.”

“Çfarë është kjo, i thashë?” tregon i burgosuri, “Ti do të dalësh së shpejti, është një listë me emra femrash”. Kur miku i tij i burgosur kishte kërkuar përsëri shpejgime, Pietrobon shtoi: “Ç’ke keshtu? Nuk do të takohesh me to, e t’u thuash ndonjë gjë?”

I burgosuri i paemëruar është liruar vitin që shkoi dhe thotë se nuk e di sesi Pietrobon i kishte njohur gratë, dhe se nuk kishte tentuar të takonte asnjë prej tyre.

“Ishin katër pesë prej tyre të shkuara në një copë letër. Ai më tregonte sesi mund t’i përdorja këto gra apo mënyra për ta bërë këtë”.

Policia ka thënë se zonja Cartwright është vrarë më 1 tetor 2018 dhe Pietrobon hodhi trupin e saj dy ditë më vonë në parkun Buffalo Creek Reserve.

Pietrobon ishte njohur me Cartrwright me një aplikacion njohjesh të reja, por ishte bërë i dhunshëm gjatë një takimi seksual të tyre, të simuluar nga drogat dhe alkooli.

Dëshmiari që zbuloi trupin e Cartwright tha se ajo ishte mbështjellë me një çarçaf dhe duart i kishte të lidhura.

ADN-ja e Pietrobon u jet në trupin e Cartwright, pasi policia nisi të hetonte takimet e saj në aplikacionet e njohjeve të reja apo rrjetet e njohjeve seksuale të pazakonta.

Një ish-mik i Pietrobon tha se i akuzuari ishte i papunë dhe me pare kishte fjetur jashtë në perëndim të qytetit, vitet e para pas prishjes së martesës së tij.

“Ai punonte për hekurudhat e Sydney dhe pasi humbi punën nisi të flinte në makinë dhe bënte dush në një palestër të zonës. Dy tre vitet e fundit ishte bërë i çuditshëm. Nuk ishte njeri i keq por doli nga binarët”.